AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm për Donald Trump

by SHT Media
07/01/2025
in Botë
6
0
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm për Donald Trump
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatëse federale bllokoi përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi hetimet e tij ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ndërkohë që gjykata e apelit po shqyrton kërkesën e avokatëve për të mos i publikuar ato.

Gjykatësja Aileen Cannon e mori vendimin të martën, pas kërkesës urgjente të avokatëve të mbrojtjes për t’ia ndaluar Departamentit të Drejtësisë publikimin e raportit – një hap që Prokurori Smith tha se mund të bëhej që të premten.

Çështja po trajtohet në Gjykatën e Apelit në Atlanta.

Zoti Trump reagoi duke thënë se “raporti do të jetë i rremë, ashtu siç ishin edhe hetimet e tij”.

Prokurori i Posaçëm Smith tha të martën se ekipi i tij po finalizonte raportin mbi dy çështjet që ai hetoi rreth Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe të paktën njëri prej tyre mund të publikohej që të premten.

Ai e bëri këtë deklaratë si përgjigje të kërkesës së avokatëve të zotit Trump, që i kishin kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland, të bllokonte paraprakisht raportin para se ai të bëhej publik.

Raporti pritet të përshkruajë gjetjet që çuan në ngritjen e akuzave nga Prokurori Smith për dy aktpadi të veçanta, atë të marrjes së dokumenteve sekrete dhe dërgimin e tyre në pronën e zotit Trump në Mar-a-Lago, si dhe përpjekjet e ish presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 para trazirave të 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

Çështja e dokumenteve sekrete, për të cilën u akuzua zoti Trump dhe dy të pandehur të tjerë, u pushua në muajin korrik nga një gjykatëse që ishte emëruar nga vetë zoti Trump kur ai ishte president. Gjykatësja e pushoi çështjen nën argumentin se emërimi i Prokurorit të Posaçëm Smith ishte bërë në shkelje të ligjit. Ndaj zotit Trump ishte ngritur edhe një aktpadi tjetër, për ndërhyrje në procesin zgjedhor, por akuzat në aktpadi u kufizuan ndjeshëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e gjerë që gëzojnë presidentët.

Ekipi i Prokurorit Smith vendosi t’i pushojë të dyja rastet në nëntor, pas fitores së zotit Trump, duke iu referuar një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës, presidentët që janë duke ushtruar detyrën, nuk mund të jenë subjekt i hetimeve federale.

Avokatët mbrojtës të zotit Trump, përfshirë avokatin Todd Blanche, i cili është emëruar nga ai për të shërbyer si zëvendës Prokuror i Përgjithshëm në administratën e re, i bënë thirrje Prokurorit të tanishëm të Përgjithshëm Garland përmes një letre, që u bë publike në orët e vona të hënën, që ta bllokonte publikimin e raportit dhe ta largonte prokurorin Smith “menjëherë” – ose t’ia delegonte vendimin për publikimin e raportit, prokurorit të ardhshëm të përgjithshëm.

Me një gjuhë të ngjashme me sulmet e zotit Trump ndaj prokurorit Smith dhe punës së tij, avokati Blanche i shkruante Prokurorit Garland se “publikimi i një raporti konfidencial, të përgatitur nga një qytetar privat, që ka dalë jashtë kontrollit dhe, që në shkelje të kushtetutës, hiqet si prokuror, do të ishte një veprim politik i jashtëligjshëm, që synon të dëmtojë Presidentin Trump dhe të justifikojë paratë e taksapaguesve, të cilat zoti Smith i shpenzoi në kundërshtim me kushtetutën për hetimet e tij të dështuara dhe të hedhura tashmë poshtë”.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj kërkese, ekipi i prokurorit Smith tha të martën se do t’ia dorëzonte raportin prokurorit Garland në orët e pasdites dhe se pjesa e parë, që ka të bëjë me hetimet mbi dokumentet sekrete, nuk do të bëhej publike para orës 10 të mëngjesit të ditës së premte. Pritshmëria është që dyja pjesët e raportit të prokurorit Smith, të publikohen në të njëjtën kohë.

Sipas rregulloreve të Departamentit të Drejtësisë, prokurorët e posaçëm, duhet të dorëzojnë një raport konfidencial rreth gjetjeve të hetimeve të tyre tek Prokurori i Përgjithshëm.

Prokurori i Përgjithshëm Garland deri më tani i ka publikuar në tërësi raportet e hartuara nga prokurorët e posaçëm të cilët kanë vepruar nën mbikëqyrjen e tij, përfshirë raportin e prokurorit Robert Hur mbi hetimet për dokumentet sekrete nga koha kur ishte nënpresident, që iu gjetën ne mjediset private Presidenti Joe Biden, si dhe raportin e prokurorit John Durhman mbi hetimet e FBI-së për ndërhyrjet ruse në zgjedhje./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.