AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Fushata pasionante e Ramës, një Berishë i vakët dhe fushata e pazakontë e të vegjëlve

by SHT Media
12/04/2025
in Politikë
6
0
Fushata pasionante e Ramës, një Berishë i vakët dhe fushata e pazakontë e të vegjëlve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Motorët e fushatës elektorale janë ndezur në Shqipëri. Partitë politike do të kenë një muaj kohë për të bindur votuesit të shprehin vullnetin e tyre për ta.

Me një tubim zyrtar elektoral të parë vetëm nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, takime elektorale pati edhe nga forcat e tjera politike, qoftë ajo Socialiste si forcë e madhe dhe e cila e hap sot zyrtarisht fushatën në Tiranë, ashtu edhe nga më të vegjlit.

Por, çfarë u pa nga dita e parë e fushatës zgjedhore në Shqipëri?


Një Edi Ramë pasionant si mandatin e parë

Mund të ketë shumë kritika ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por se pasioni ndaj politikës atij i mungon, askush nuk mund ta thotë.

Gratë socialiste ishin mbledhur për t’i paraprirë nisjes zyrtare të fushatës dhe në një takim mbi 2 orë e 30 minuta. Në mbi 1 orë e 30 minuta, protagonisti ishte ai: Edi Rama!

Me fillimisht prezantimin e ekipit të grave socialiste për zgjedhjet e 11 majit, rruga u shtrua që lideri i PS-së të merrte skenën dhe të mos e lëshonte gjatë.

Ishte vërtetë një fillim fushate në fakt, i kishte të gjithë elementët për të qenë një ngjarje e tillë.

“Shqipëria është grua, Evropa është grua”, ishte slogani që Edi Rama solli për zonjat e majta.

Por, mbi të gjitha, përcolli një përulësi të madhe ndaj rolit të tyre, ndërthurur me një energji edhe më të madhe që sipas tij, në PS e kanë sjellë pikërisht ato, gratë.

Përmendi se si 52% e listave të mbyllura janë të të zëna nga zonjat. Se si gjithëpërfshirja në lista të hapura është shumë e madhe në termat e barazisë.

Por, edhe si ndoshta, fushata e 2029-ës, mund të bëhet për të zgjedhur një kryeministre grua e cila doemos, do të jetë socialiste sipas Ramës.

Hapja e vërtetë do të shihet me lajtmotivin e yjeve evropiane në Sheshin Skënderbej.

Një Berishë tejet i vakët

Sali Berisha pati organizimin çelës të fushatës zgjedhore të 11 majit në sheshin Nënë Tereza. Do të ishte e habitshme nëse edhe vetë demokratët nuk do të kishin mbetur të zhgënjyer.

Përkrah pati Chris LaCivita, strategun e fushatës së të djathtëve. Foli thuajse për një minutë, me tre fjali ku ftoi shqiptarët të votonin Berishën.

Të gjithë folësit e tjerë kalonin përmes një linje euforike, më tej të ulët, më tej monotone, pa rrjedhë të caktuar logjike.

Berisha vetë foli i fundit për ta mbyllur tubimin e parë.

Nuk është më i njëjti dhe nëse duhet të fajësojmë moshën, apo konsumimin e tejskajshëm politik, këtë nuk e dimë.

Retorika qe shumë e zbrazët, në rastin më të mirë me akuza ndaj kundërshtarëve, teksa plane konkrete nuk shpalosen se si Shqipëria papritur do të bëhet “Madhështore”, siç është edhe slogani.

Sipas tij aroma e fitores demokrate ndihet në ajër. Por e tillë nuk u ndje, të paktën jo në tubimin hapës.

Kandidatët për deputet ishin radhitur në një tribunë anash podiumit, me një koreografi të thjeshtë me të rinj demokratë që mbanin pankarta me numrin 1 (atë ku ASHM është rreshtuar në fletën e votimit) dhe simbole të koalicionit dhe PD-së.

Duhet parë vijimi i fushatës.

Të vegjlit për të vegjlit

Krahas të mëdhenjve, edhe partitë e vogla e nisën fushatën e tyre zgjedhore.

Adriatik Lapaj i Nismës Shqipëria Bëhet pati takime elektorale në zona të ndryshme. Nga Cërriku, ai bëri edhe një thirrje të fortë për “shpartallim të sistemit”.

Forca e tij politike i ka bërë takimet në komunitete të vogla rutinë dhe armë të fortë të tyren tashmë. Ndërsa kërkojnë bashkim kundër partive të mëdha.

Ndryshe ka zgjedhur ta nisë fushatën Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ndërkaq. Fushatën ai zgjedh si gjithnjë ta bëjë në rrugë. Të takojë njerëz. Të kërkojë t’i bindë ata.

Ka nxjerrë ndërkaq po në rrugë edhe “biçikleta elektorale” me pankarta me foton e tij dhe simbolet e Lëvizjes Bashkë, ku dëgjohen nga një altoparlant i fshehur në karrocën e vogël që tërhiqet nga biçiklisti se shqiptarët duhet të votojnë kundër oligarkëve.

Agron Shehaj standardin e ka më të lartë se Qori. Origjinalitetin, e gjen te udhëtimi me autobus. Ai vizitoi Durrësin dhe Vlorën në ditën e parë zyrtare të fushatën.

Investim të madh ka bërë edhe në media sociale, ku publikon ndërveprime me qytetarët, mesazhe të qenësishme të fushatës së tij, apo edhe gjëra që mund të bëjnë publikun të dëfrehet, pasi edhe kjo duhet. /Albania Post/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.