• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Emrat/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur

28/03/2024
in Kronikë
Emrat/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona të cilët dyshohet se kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumentet, 7 vila në zonën e Mulletit.

Burime për Panorama Online, bëjnë me dije se të pandehur janë marrë shtetasit, Armand Prelezi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka.

Sipas prokurorisë, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, në cilësinë e arkitektit, akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, ndërsa 8 shtetasit e tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu, Prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive të gjitha objektet e ndërtuara.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal nr. 1285, të vitit 2023 (I bashkuar), për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshem” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe ne përfundim është arritur në konkluzionin, se bëhet fjalë për konsumim të elemeteve të veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marjen si të pandehur, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

1.         A. P, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;

2.         K. B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;

3.         M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe  “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

4.         F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

5.         A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

6.         M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;

7.         T. V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2  i K.Penal;

8.         D. D.u, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i K.Penal;

9.         A. H., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal; dhe

10.       G. M., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Moskallezim i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të nenit 274 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është kerkuar sekuestrimi i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 186/3 dhe 248 të Kodit Penal./m.j

Më të lexuarat

  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!