AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Djali i imamit”, kush është burri që mundi tre herë Erdoganin në katër vite

by SHT Media
02/04/2024
in Botë
6
0
“Djali i imamit”, kush është burri që mundi tre herë Erdoganin në katër vite
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai humbi 3 qytetet më të mëdha Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.

Qytetarët turq rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivali kryesor të presidentit në të ardhmen.

Por kush është burri që mundi tre herë Erdoganin në katër vite?

Ekrem Imamoglu fitoi dy herë zgjedhjet lokale para katër vitesh,  pasi komisioni qendror vendosi t’i përsëriste ato me argumentin se ishin manipuluar nga opozita, ndërsa fitorja e tretë ishte të dielën e 31 marsit.

Në zgjedhjet e 31 marsit Imamoglu u votua gjerësisht edhe nga qytetarët të lidhur ngushtë me fenë isalme, gjë që përbën një surprizë për Erdoganin. Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit Ekrem Imamoglu është shfaqur si sfiduesi kryesor i mbretërimit të presidentit turk Tajip Erdogan.

Por në një farë mënyre, ai po ndjek gjurmët e liderit turk që drejtoi qytetin në vitet 1990. Përveç që kanë udhëhequr qytetin më të madh të vendit, të dy kanë rrënjë familjare në rajonin lindor të Detit të Zi. Në rininë e tyre, të dy ishin gjithashtu futbollistë. Pas arritjes së fitores në zgjedhjet për kryetar bashkie të së dielës, Imamoglu, 53 vjeç, është tani një president i mundshëm i ardhshëm sipas këndvështrimit të shumë analistëve.

“Votuesit i dërguan një mesazh direkt Erdoganit”, tha Imamoglu pas zgjedhjeve.

Imamoglu është përballur me probleme gjyqësore

Pas fitores së tij në 2019, një gjyqtar e dënoi atë me burg, duke vendosur një ndalim politik për fyerje të zyrtarëve publikë. Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur për rastin. Dënimi i bëri jehonë përvojës së Erdoganit, i cili u burgos për pak kohë në 1999 për recitimin e një poezie që një gjykatë vendosi se ishte një nxitje e urrejtjes fetare.

Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër hapi një çështje kundër Imamoglu me një akuzë për manipulim tenderash që parashikon një dënim nga 3-7 vjet. Kritikët e Erdoganit i shohin rastet si një përpjekje për të penguar politikisht Imamoglun. Erdogan dhe AKP e tij e mohojnë këtë.

Ekrem Imamoglu studioi në Universitetin e Stambollit dhe u diplomua për administrim biznesi në vitin 1994, vitin kur Erdogan u bë kryetar bashkie, përpara se të merrej me biznesin e ndërtimit të familjes së tij. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Pas rezultateve të zgjedhjeve kryebashkiaku i Stambollit i cili mori nje tjeter mandat Ekrem Imamoglu u shpreh se rezultati i zgjedhjeve lokale ishte nje mesazh i qarte per regjimet autoritare.

“Rezultatet e zgjedhjeve te Stambollit janë një mesazh shume i rëndësishëm  për botën. Për këtë botë për fat të keq ku demokracitë  po dobsohen dhe dobsimi i tyre  vjen  me fuqizimin e regjimeve autoritare. 31 Marsi 2024 është dita kur erozioni demokratik ne Turqi perfundoi dhe demokracia po ngrihet sërish”, tha Imamoglu.

Sipas analistëve arsyeja pse Erdogani dhe partia e tij  që kanë  qeverisur  Turqinë për dekada  dolën më keq në zgjedhje nga sa parashikonin sondazhet lidhet me se shumti me rritjen e inflacionit.Nderkohe 53-vjecari Imamoglu tani shihet  si një sfidues i mundshëm i Erdogan  në zgjedhjet e ardhshme  presidenciale.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.