• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Çifti nga qyteti” që zgjodhi të investojë në fshat, Rama: Mbështetje që ta bëni destinacion turistik

23/11/2024
in Politikë
“Çifti nga qyteti” që zgjodhi të investojë në fshat, Rama: Mbështetje që ta bëni destinacion turistik

Në episodin e 11-të, të sezonit të 3-të, të podkastit ‘FLASIM’, “Çifti nga qyteti”, kryeministri Edi Rama na njohu me historinë e pabesueshme të një çifti, Fjonës dhe Fatmirit, që kanë zgjedhur të “vetemërohen” në fshatin Zhulat dhe kanë nisur të farkëtojnë kurajon, pasionin e vullnetin për të ngritur bujtina në pritje të turistëve të maleve.

Fatmiri tregon se ishin kthyer në Zhulat pas përfundimit të studimeve në Tiranë së bashku me shoqen e tij, që sot është edhe bashkëshortja, dhe disa viteve përvojë pune që e endën nëpër të gjithë Shqipërinë.

Për Fjonën, Zhulati ishte përshkruar si fshati më i bukur në botë nga Fatmiri. Por, kur mbërriti atje u përball me një shtëpi të vjetër, të mbuluar nga bari. Iu desh të ngrinin tendën dhe të flinin mbi tarracë, pasi shtëpia ishte e frikshme të flije brenda.



Ata vendosën ta pastronin, të investonin për ta bërë të banueshme dhe sot presin turistë që janë të apasionuar pas natyrës, maleve, pas udhëtimeve e që bëhen pjesë e jetesës së të zotit të bujtinës, duke u përfshirë në punë të shtëpisë, në kopësht, në kuzhinë.

Atyre sot ju janë dorëzuar çelësat e shtëpisë edhe nga shumë banorë të tjerë të fshatit Zhulat, banorë të cilët edhe ata migruan vite më parë drejt Gjirokastrës, Tiranës apo edhe shtegtuan jashtë. Sepse ata besojnë se shtëpinë e mban gjallë jetesa, njerëzit që jetojnë brenda.

I gjithë fshati ka rreth 100 shtëpi, të cilat kanë nevojë më tepër për vëmendje, se sa për ndërhyrje të mëdha.

Kryeministri Rama tha se nevojitet një projekt për ta prezantuar këtë fshat dhe se ata mund të gjejnë mbështetje për ta promovuar atë.

“Ka gjithmonë më shumë kërkesë për këtë lloj turizmi. Ka edhe anën tjetër që në atë zonë turizmi është 12 mujor. Besoj se diçka e bukur do të ndodhë me ju atje. Jam i bindur që Zhulatin do ta bëni një destinacion të njohur për të gjithë shumë shpejt”, tha Rama.

Kryeministri premtoi se do t’i vizitonte ata në Zhulat, si mbështetje për ata që po hapin shtigje të reja.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!