• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Burrë shteti dhe humanist i jashtëzakonshëm”, si reaguan liderët për vdekjen e Jimmy Carter

30/12/2024
in Botë
“Burrë shteti dhe humanist i jashtëzakonshëm”, si reaguan liderët për vdekjen e Jimmy Carter

Politikanët në mbarë botën reaguan të tronditur pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, por edhe me mirënjohje për trashëgiminë e tij. Presidenti amerikan,  Joe Biden e vlerësoi kolegun e tij demokrat si një “njeri të parimeve, besimit dhe thjeshtësisë“.

Në një deklaratë, Biden dhe gruaja e tij Jill shkruan, se “Amerika dhe bota kanë humbur një lider, burrë shteti dhe humanist të jashtëzakonshëm”. Nëse dikush po kërkon se çfarë është një jetë me kuptim dhe rëndësi – një jetë e mirë – të shikojë Jimmy Carter, vlerësuan Biden dhe bashkëshortja e tij. Presidenti amerikan njoftoi një funeral shtetëror për Carter.

Obama: Model për “dinjitet dhe drejtësi”



Ish-presidenti demokrat i SHBA-së,  Barack Obama, vlerësoi Carter-in si një model për “dinjitetin dhe drejtësinë”. Jimmy Carter “na mësoi të gjithëve se çfarë do të thotë të jetosh një jetë me mirëdashësi, dinjitet, drejtësi dhe shërbim” për të tjerët, shkroi Obama në shërbimin online X. “I dërgojmë mendimet dhe lutjet tona familjes Carter dhe të gjithë atyre që e deshën dhe mësuan nga ky njeri i jashtëzakonshëm”, shkroi Obama.

Edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e nderoi ish-presidentin Carter, si president që “bëri gjithçka në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve” gjatë një kohe sfiduese. Të gjithë i detyrohen atij një borxh të madh mirënjohjeje për këtë. Carter, ndryshe nga rregulli i pashkruar, i kritikoi vazhdimisht presidentët e mëvonshëm – përfshirë edhe republikanin Trump. Ish-presidenti republikan amerikan Xhorxh W. Bush e quajti Carterin një “njeri me bindje të thella”. Trashëgimia e tij do të frymëzojë amerikanët “për breza”.

Scholz: “Luftëtar i përkushtuar për demokracinë”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshkroi Carterin si “një luftëtar të përkushtuar për demokracinë”. Scholz shkroi në X se “bota po humb një ndërmjetës të madh që punonte për paqen në Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut. Ne mbajmë zi me miqtë tanë amerikanë”.

Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi mbështetjen e Carter për Ukrainën. Gjatë mandatit të Carter-it, Ukraina nuk ishte ende e pavarur, shpjegoi Zelensky në shërbimin online X. Por “zemra e tij ishte fort në anën tonë në luftën tonë të vazhdueshme për liri”. “Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij të palëkundur ndaj besimit të krishterë dhe vlerave demokratike, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë,” vazhdoi kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar Carter.

Nga ana e tij, kryeministri britanik, Keir Starmer kujtoi “përkushtimin gjatë gjithë jetës të Carter për paqen”. Carter “me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për drejtësi sociale dhe të drejtat e njeriut e ripërcaktoi kohën pas presidencës së tij”, shkroi Starmer.

Mendimet e popullit francez janë gjithashtu me amerikanët, deklaroi presidenti francez Emanuel Macron. “Jimmy Carter luftoi gjatë gjithë jetës së tij për të drejtat e më të dobtve dhe pa u lodhur për paqen. Franca i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe popullit amerikan.”

Siç njoftoi fondacioni i tij, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vdiq të dielën në shtetin amerikan të Xhorxhias i rrethuar nga familja e tij. Demokrati Carter ishte president i SHBA nga viti 1977 deri në 1981. Pas mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai u vlerësua në botë si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare në zona të tilla si Lindja e Mesme, Koreja e Veriut dhe Ruanda. Në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Jimmy Carter jetoi 100 vjet.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!