AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit! Ja kush merr pjesë

by SHT Media
26/04/2025
in Botë
6
0
Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit! Ja kush merr pjesë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

12 mbretër dhe mbretëresha, 52 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 166 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 200 mijë besimtarë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, në orën 10:00.

Nipi dhe bamirësi anonim

Ceremoni mortore për një bari dhe jo për një sovran, ashtu siç kishte kërkuar vetë Françesku, i cili në qershor kishte miratuar zgjedhjet liturgjike. Papa do të ishte i lumtur të dinte se nga Argjentina kishte mbërritur edhe nipi i tij, Mauro Bergoglio, djali i vëllait të tij Oscar. Infermier, pa mundësi të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim të kushtueshëm përtej oqeanit, Mauro mori një biletë për vete dhe për bashkëshorten, dhuruar nga një agjenci udhëtimesh argjentinase. Sot, së bashku me pak të afërm të tjerë italianë, do të ulet pas altarit.


Monarkët e pranishëm

Në sheshin e Shën Pjetrit do të jenë të pranishëm 12 monarkë: mbreti Filipi dhe mbretëresha Matilda e Belgjikës, mbretëresha Mary e Danimarkës, mbreti Felipe VI i Spanjës me bashkëshorten, Abd Allah dhe Rania e Jordanisë, princi Albert i Monakos me bashkëshorten Charlene, mbreti Karli XVI Gustav dhe mbretëresha Silvia e Suedisë, ndër të tjerë. Për Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë do të jenë të pranishëm princat trashëgimtarë William dhe Haakon.

Vendi i nderit për presidentin argjentinas

Vendi i nderit në sheshin përpara Bazilikës, përballë arkivolit, do t’i takojë presidentit argjentinas Javier Milei, në respekt të vendit të origjinës së Papës, edhe pse asnjëherë nuk ka qenë mik i tij. Në rreshtin e parë do të jetë edhe delegacioni i gjerë italian, me presidentin Sergio Mattarella dhe vajzën e tij Laura, kryeministren Giorgia Meloni, kryetarët e Dhomës dhe Senatit, Fontana dhe La Russa, ministrin e Jashtëm Tajani dhe nënsekretarin Mantovano.

“Risiko” i vendeve në sheshin përpara Bazilikës

Donald Trump me bashkëshorten Melania parashikohet të jetë në rreshtin e tretë, midis presidentëve të Estonisë dhe Finlandës. Jo shumë larg do të ulen Emmanuel dhe Brigitte Macron, Zelensky (i cili mbrëmë e vuri në dyshim pjesëmarrjen për shkak të “mbledhjeve të rëndësishme ushtarake”) me bashkëshorten do të ishin më pas, pranë Ursula von der Leyen dhe drejtuesve të tjerë të Bashkimit Europian. E distancuar dukshëm do të jetë ministrja ruse Olga Lyubimova, që përfaqëson Putinin, e vendosur në pjesën e pasme të zonës së autoriteteve. Larg njëri-tjetrit do të jenë edhe përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë.

Protokolli i vendeve dhe rendi alfabetik frëngjisht

Rendi i rëndësisë së delegacioneve dhe rendi alfabetik në gjuhën frënge – gjuha e diplomacisë në Vatikan – së bashku me një vlerësim të rrethanave protokollare, kanë udhëhequr monsinjor Paul Gallagher, sekretar për marrëdhëniet me shtetet, në këtë mozaik të ndërlikuar të caktimit të vendeve. Në të djathtë të altarit, nëse shikohet nga Bazilika, do të jenë autoritetet, për të cilët është kërkuar veshje tërësisht e zezë; në të majtë do të jenë kardinalët, me pesë rreshtat e parë të karrigeve të kuqe.

Krerët e shteteve dhe të qeverive

Ndër krerët e shteteve do të jenë gjermani Steinmeier, braziliani Lula da Silva, polaku Duda, portugezi De Souza, filipinasi Marcos. Ndër kryeministrat (të pranishëm do të jenë britaniku Starmer, kancelari gjerman Scholz, hungarezi Orban), bie në sy mungesa e spanjollit Pedro Sanchez. Pak vende janë rezervuar për nipërit e Bergoglios dhe për “familjen” e tij vatikane, pas celebruesit – dekani i kolegjit kardinalor Giovanni Battista Re – i shoqëruar nga 220 kardinalë dhe 750 ipeshkvij e meshtarë. Më poshtë në shesh do të jenë dy sektorë të tjerë për autoritetet, ku do të ulet ish-presidenti amerikan Joe Biden me bashkëshorten Jill. Nga Shqipëria, Presidenti Bajram Begaj.

Orari i ceremonisë

Sheshi Shën Pjetër u hap për besimtarët që nga ora 05:30. Mbërritja e delegacioneve të huaja duhet të përfundojë deri në orën 09:30. Në orën 10:00 arkivoli do të dalë nga Bazilika përmes Portës së Lutjes. Ceremonia do të jetë në latinisht, por shumëgjuhëshe: leximet në anglisht dhe spanjisht, hyrja në lutjen e besimtarëve në italisht, lutjet universale në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezçe. Në përfundim të funksionit, në orën 11:30, arkivoli do të rikthehet në Bazilikë për t’u vendosur mbi një automjet të posaçëm, që, duke dalë nga porta Perugini, do ta çojë në Santa Maria Maggiore, përmes Corso Vittorio Emanuele, piazza Venezia, Fori Imperiali, via Labicana dhe via Merulana. Kortezhi prej gjashtë kilometrash, në të cilin do të marrin pjesë vetëm disa automjete me familjarë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe 15 kardinalë, do të ecë ngadalë dhe do t’i duhet rreth një orë për të mbërritur në Santa Maria Maggiore, ku arkivoli do të vendoset në varr./ Përshtatur nga La Repubblica

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.