• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Ramën

19/04/2025
in Politikë
Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në Kombinat, deklaroi se ka ftuar për koalicion të gjitha forcat politike, përveç partive të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Sigurisht, ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe. I ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh. Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb për dhëmb dhe deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë. Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj”, tha Berisha.

“Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike. Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi. Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin ccdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij. Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre. Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me ccdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë. Ka një klimë të jashtëzakonshme.


Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992. Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët. A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush. Tre vetë presion Erion Bracce, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush. Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët”, shtoi Berisha.

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!