AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha nuk heq dorë nga “farsa elektorale e 11 majit”: Narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit

by SHT Media
04/07/2025
in Politikë
6
0
Berisha nuk heq dorë nga “farsa elektorale e 11 majit”: Narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha nuk heq dorë nga pretendimet e tij për farsën elektorale për të mbuluar atë humbje historike të opozitës më 11 maj.

Ai sot doli në konferencë duke publikuar disa pamje filmike nga një qendër në Krujë, ku deklaroi se ka pasur parregullsi e manipulime në votime. Ai tha se në këtë qendër ishte vendosur një kamera e fshehutë në dhomën e fshehtë të votimit, për të përgjuar zgjedhësit se për kë votonin, ku patronazhistët drejtonin votuesit.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ngriheshin për votën e lirë dhe të përballeshin me narkoregjimin, duke vijuar ta nxijë vendin para ndërkombëtarëve, teksa e cilësoi “narkoregjim”.

“Problemi kryesor shqiptar është farsa elektorale e 11 majit. Në themel të shkretimit të Shqipërisë, përgjysmimit të popullatës në dhjetë vitet e fundit, rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimit, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve. Ndaj edhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besim të plotë se do jetë besim i madh për ta për t’u ngritur dhe vendosur votën e lirë në vend, për t’u përballur me narkoshtetin. Kemi vido sot nga një seli qendre të bashkisë së Krujës. Ja si vendosen kamerat e fshehta në dhomën e fshehtë të votimit”, tha Berisha mes të tjerashm, duke shfaqur edhe pamjet nga procesi i votimit në atë qendër, ku pretendohet se janë përgjuar votuesit me kamera”, u shpreh kreu i selisë blu mes të tjerash..

Në një moment të filmimit, Berisha u shpreh se kur e kupton një nga votuesit se filmohej, dhoma e fshehtë kthehet në krahun e kundërt nga patronazhistët dhe kjo dëshmonte se fshehtësia e votës ka qenë zero. Madje në një moment ai tha se një prej patronazhistëve voton edhe vetë duke mbajtur jo një, por tre fletë votimi ‘me dorën e partisë’.

Berisha u shpreh se në këtë qendër është votuar jo vetëm kolektivisht, por edhe me nga dy apo tre fletë.

“Këto pamje siç e shihni faktojnë se ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Nuk ka asnjë lidhje me fshehtësi të votës, por me kontrollin e vullnetit të votës së popullit. E organizuar nga partia shtet e krimit, që ka mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338 (është 339), faktoi se është një shërbëtor i krimit elektoral të Ramës, se është mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini fimos licencat e një krimi elektoral më të madh në zgjedhjet e tjera. nëse kryekrimineli i farsës është Rama, ndihmësi kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do i njohë kurrë zgjedhjet. Ftojmë shqiptarët dhe ata që besojnë te vota e fshehtë dhe e lirë, kudo që janë, të qëndrojnë të pamposhtur, derisa të votohet në mënyrë të lirë”, tha Berisha në diskursin e tij politik, para se të kalohej te pyetjet e gazetarëve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!
  • Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.