AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

by adminbackup
21/10/2026
in Kosovë
6
0
Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke i hapur rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda partisë.

Vendimin e ka bërë të ditur të mërkurën, gjatë një njoftimi drejtuar Kryesisë së PDK-së, ndërsa më pas ka folur edhe në një konferencë për media.

Hamza ka deklaruar se drejtimin e partisë e mori në vitin 2020, jo për ambicie politike personale, por nga ndjenja e përgjegjësisë ndaj subjektit politik. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, prioriteti kryesor ka qenë ruajtja e unitetit të PDK-së.

Ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet vetëm me funksionin drejtues dhe jo me angazhimin e tij politik në parti.

“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike”, ka deklaruar Hamza.

Gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe shpresën për t’ua kthyer drejtimin e partisë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas datës 16 shtator. Hamza iu referua Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dënuar në total me 81 vite burgim, ndërsa çështja e tyre pritet të vijojë në Apel.

Hamza ka theksuar se përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë, ndërsa dorëheqja e tij pritet të sjellë zhvillime të reja në drejtimin e PDK-së dhe të hapë rrugën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Burimi: Kosovë

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.