AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

by Alb Times
21/10/2026
in Politikë
6
0
“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fischer i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaron se protestat në Tiranë kanë shumë ngjashmëri në veçanti me ato  në Francë.

Sipas Bernd Fischer autor i disa librave për vendin tonë,  të tilla protesta me këtë intensitet dhune,  ka gjasa ta çojnë datën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, edhe më larg nga ambicia e kryeministrit Edi Rama që është 2030-ta.

Me profesorin Fischer bisedoi gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu-Profesor Fisher , cili është vlerësimi juaj për protestat që kanë vijuar në kryeqytetin Tiranë gjatë këtyre tetë ditëve?

Bernd Fischer- Është me të vërtetë një situatë e komplikuar me disa faktorë. Unë jam duke e ndjekur këtë relativisht nga afër që kur nisi në maj si rezultat i shqetësime të ngritura nga ambientalistët lidhur me propozimin e Kushner për ndërtimin e një resorti. E më pas u kthye në një çështje akoma edhe më komplekse pasi iu shtuan  protestës  elementë të ri. Përfshi këtu strukturën e sistemit politik në Shqipëri. Nivelin e korrupsionit dhe së fundmi me përfshirjen e studentëve një mori me çështje serioze. Nga këndvështrimi im është një situatë shumë shumë komplekse.

Muhamed Veliu- A mendoni se Shqipëria është pjesë e të njëjtit model protestash që kemi parë në të gjithë Evropën gjatë javës së fundit?

Bernd Fischer- Mund të them se ka shumë ngjashmëri në veçanti me protestën në Francë,  ku protestat nisën nga studentët me shqetësimin e degradimit të shkollave të tyre, numri nxënësve në një klasë ishte i madh, mësuesit nuk shkonin rregullisht për mësimdhënie dhe nuk merrnin edukimin e duhur. Kjo pavarësisht se Franca paguan më shumë krahasuar me vendet perëndimore për edukimin. Sigurisht që ka ngjashmëri mes këtyre protestave me ato në Shqipëri. Ekziston një gjendje pakënaqësie dhe kundërshtie për drejtimin e vendeve nga këto qeveri përfshi këtu edhe qeverinë e Shqipërisë?

Muhamed Veliu-A është e drejtë që këto protesta në Shqipëri t’i cilësojmë si pjesë të lëvizjes ANTIFA?

Bernd Fischer- Unë mendoj se mbase këtu kemi një zgjatim të pakët. Unë e shikoj këtë të ndodhë në shumë vende ku objektivi protestave është një tentativë për të marrë vëmendjen nga ato që ndodhin në protestë. Unë mund të them jo.

Muhamed Veliu- A mendoni se aktorë të huaj, jo miqësorë ndaj Shqipërisë, mund t’i shfrytëzojnë këto protesta për të destabilizuar vendin?

Bernd Fischer- Unë e kam lexuar se kjo është një prej ideve të shprehura nga kryeministri Rama por deri më tani nuk ka prezantuar prova në të vërtetuarin e këtyre pretendimeve. Thënë këtë qartësisht është në interes të Rusisë në mënyrë të posaçme të destabilizojë  Europën me shpresën e krijimit të vështirësive në NATO. Lufta e Rusisë me Ukrainën shkon më së shumti në drejtimin e shpresave të Putinit. Megjithatë kjo nuk duhet të përjashtohet por unë deri më tani nuk kam parë ndonjë evidencë gjë të cilën kryeministri nuk e ka bërë.

Muhamed Veliu-A mund të çojnë kaosi dhe dhuna që kemi parë gjatë këtyre protestave në Shqipëri drejt një procesi të ri politik, duke pasur parasysh se këto protesta nuk kanë një udhëheqje të qartë?

Bernd Fischer- Unë mendoj se kjo dhunë që ne shikojmë në Shqipëri apo edhe në Francë nuk është produktive. Natyrisht prodhon vëmendje në mediat ndërkombëtare. New York Times kishte një shkrim për Shqipërinë gjë e cila ndodh shumë rrallë dhe e shohim vetëm nëse ka me të vërtetë zhvillime të rëndësishme siç janë këto protesta. Dhuna natyrisht prodhon vëmendje ndërkombëtare por unë mendoj se aspektet  negative janë shumë larg prodhimit të aspekteve pozitive. Unë besoj se natyrisht protestat përcjellin shqetësime serioze në nivele të ndryshme dhe unë personalisht dëshiroj që këto shqetësime të adresohen pa dhunën që kemi parë.

Muhamed Veliu- Kryeministri Rama ka vendosur një objektiv ambicioz për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. A mund të ndikojnë trazirat e tanishme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë?

Bernd Fischer- Ka një mundësi të lartë që kjo të ndodhë. Natyrisht BE-ja shpreson për një stabilitet përfshi luftën me korrupsionin dhe pasjen plotësisht të një shteti ligjor dhe për këtë Shqipërisë i mbetet shumë për bërë. I gjithë ky proces nuk do ta ketë më shpejtësinë drejt ambicies për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Thënë këtë unë besoj se shpresa e kryeministrit që kjo do të ndodhë deri në 2030 mbase është pak më shumë se optimiste por anëtarësimi Shqipërisë në BE do të jetë diçka shumë e mirë për vendin. Unë e dyshoj se kjo do të ndodhë deri në 2030-tën dhe këto demonstrata ka gjasa ta çojnë këtë datë edhe më larg. /Top Channel/

Burimi: Politika

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

21/10/2026

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

21/10/2026

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

21/10/2026

Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!

21/10/2026

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

21/10/2026

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

21/10/2026

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

21/10/2026

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

21/10/2026

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

21/10/2026

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

21/10/2026

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

21/10/2026

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

21/10/2026

Goditja e mafias në Europë, të paktën 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove!

21/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

21/10/2026

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!
  • “Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.