Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot Presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë një takimi me Steve Witkoff, të dërguarin special të udhëheqësit amerikan, presidenti rus tregoi se synon të paraqesë mendime të caktuara në lidhje me një takim të mundshëm me Trump në Kinë.
“Këto çështje, të tilla si zgjidhja e krizave në Ukrainë dhe Gjirin Persik, si dhe tema të tjera, sigurisht që mund të jenë në qendër të bisedës sonë, përfshirë mundësinë e një takimi në Republikën Popullore të Kinës me Trump . Kam disa ide rreth kësaj që do të doja t’i ndaja me ju”, tha Putin, duke iu drejtuar Vitkoff, raporton TASS.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më vonë se një takim trepalësh midis Putinit, Trumpit dhe Presidentit Kinez Xi Jinping është i mundur, por ende nuk ka një axhendë të qartë.
Siç vlerësoi ai, një takim i tillë do të tërhiqte vëmendjen e botës.
The post Putin mund të takohet me Trump në Kinë appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
Burimi: Lajme ndërkombëtare
