AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
Gjuha që ushqen dhunën

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marenglen Kasmi

Nuk ishte e vështirë të parashikohej se protesta do të zhvendosej edhe në universitete.

Pas përfshirjes së studentëve dhe deklaratave të solidaritetit nga një grup pedagogësh, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkotimin pa afat të mësimdhënies, duke filluar nga sot, 21 tetor.

Ajo që u njoftua në media sot ishte se në universitetet e rretheve mësimi nuk u ndërpre dhe thirrja e SPUSH për bojkot gjeti një mbështetje të vakët. Madje, rektori i Universitetit të Gjirokastrës deklaroi se nga ky universitet nuk ka asnjë anëtar në këtë sindikatë.

Ky zhvillim duhet parë në kontekstin politik të protestave të ditëve të fundit. Përfshirja e studentëve më 13 tetor i dha një shtysë të re protestës, e cila po humbiste fuqinë mobilizuese. Por ajo u shoqërua edhe me akte të rënda dhune, sulme ndaj policisë, djegie institucionesh dhe shkatërrim të pronës publike e private.

Dhuna nuk mund t’i faturohet studentëve si grup, por ndërkohë është e qartë se ajo po kthehet në boomerang për forcat politike opozitare që po kërkojnë të përfitojnë nga protesta. Sepse partitë politike, ndryshe nga grupimet anarkiste të dhunshme, kanë nevojë për votën e qytetarëve.

Prej disa ditësh Sali Berisha po bën thirrje për mosbindje civile. Ndërkohë, në plan të parë të protestës po dalin gjithnjë e më shumë studentët dhe pedagogët. Kjo është një përpjekje e Partisë Demokratike për të marrë në dorë vazhdimin e protestës, për t’i dhënë asaj një drejtim politik dhe për të përfituar nga pakënaqësia që e ka ushqyer atë deri tani.

Në këtë kuadër merr kuptim edhe ndryshimi i imazhit të protestës. Pas pamjeve të molotovëve dhe institucioneve në flakë, një protestë pa dhunë dhe me studentë e pedagogë në krye është politikisht shumë më e dobishme. Po ashtu, mungesa e akteve të dhunshme gjatë protestës së sotme, të paktën deri tani, mund të lexohet në këtë këndvështrim.

Pikërisht këtu hyn edhe vendimi i SPUSH për bojkotin e mësimit në universitete. Ndërprerja e mësimit e zgjeron protestën përtej sheshit dhe e çon atë brenda institucioneve publike, çka përputhet me mosbindjen civile të thirrur nga Berisha.

Në shkrimin tim të mëparshëm, «Profesorë apo aktivistë politikë?», ngrita problemin e paraqitjes së qëndrimeve politike të një grupi pedagogësh si qëndrime të botës akademike. Tani jemi një hap më tej. Nuk bëhet fjalë më për një deklaratë solidariteti, por për një vendim që synon ndërprerjen e mësimit në të gjitha universitetet publike.

Shkresa e sindikatës e datës 20 tetor është domethënëse. Kryesia e saj është mbledhur në sheshin e protestës dhe ka vendosur njëzëri bojkotin. Në dokument thuhet se pedagogët ndajnë të njëjtat opinione me studentët për zhvillimet politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.

Kush e ka autorizuar sindikatën të flasë në emër të gjithë pedagogëve për bindjet e tyre politike? Vendimi unanim i kryesisë nuk është vendim unanim i personelit akademik. Sindikata ka të drejtë të mbajë qëndrime politike, por nuk mund t’ia veshë ato gjithë personelit akademik, aq më pak të kërkojë që të gjithë pedagogët të veprojnë në përputhje me këto qëndrime.

Po aq domethënëse është mënyra si trajtohet dhuna. SPUSH kërkon hetimin e veprimeve të policisë dhe trajtimin e ligjshëm e dinjitoz të studentëve të shoqëruar. Këto janë kërkesa të drejta. Por në të gjithë dokumentin nuk gjendet asnjë fjalë për dhunën ndaj policëve, djegien e institucioneve dhe shkatërrimin e pronës. Njoftimet e policisë flasin për dhjetëra të arrestuar e të proceduar penalisht. Sa prej tyre janë studentë? Sindikata nuk e bën këtë dallim dhe e paraqet situatën sikur problemi i vetëm të ketë qenë dhuna policore. Njëanshmëria është e dukshme.

Por çështja më serioze është vetë bojkoti. Një sindikatë përfaqëson interesat e punëmarrësve, negocion me punëdhënësit dhe kërkon zgjidhjen e konflikteve të punës. Ligji i njeh edhe të drejtën të organizojë greva. Por kjo nuk do të thotë se mund të vendosë mbylljen e universiteteve. Greva është një e drejtë e punëmarrësve, jo një vendim administrativ për ndërprerjen e funksionimit të institucionit.

Kodi i Punës, në nenin 197/3, përcakton kushtet e ligjshmërisë së grevës, përfshirë kërkesat që burojnë nga marrëdhëniet e punës dhe respektimin e procedurave të ndërmjetësimit e pajtimit. Neni 197/7 rregullon grevën e solidaritetit, ndërsa neni 197/8/a lejon grevën e përgjithshme kundër politikave ekonomike e sociale që prekin interesat e punëmarrësve.

Po çfarë greve ka shpallur SPUSH-i? Në shkresën e tyre nuk identifikohet ndonjë konflikt konkret pune me universitetet, nuk përmendet ndonjë procedurë ndërmjetësimi apo pajtimi dhe as ndonjë grevë tjetër e ligjshme që po mbështetet. Nuk sqarohet as mbi çfarë baze juridike është vendosur ndërprerja pa afat e mësimit. Kjo nuk përjashton mundësinë që të ekzistojnë dokumente të tjera, të cilat nuk janë bërë publike. Por kur sindikata shpall ndërprerjen e mësimit në të gjitha universitetet publike, duhet të jetë në gjendje të shpjegojë edhe procedurat ligjore që ka ndjekur.

Në shkresën e publikuar nga SPUSH ka edhe një formulim që e nxjerr më qartë karakterin politik të vendimit. Sindikata deklaron se nuk bëhet fjalë thjesht për bojkot auditorësh, por për pjesëmarrje aktive në protestë. Madje përcakton orën dhe vendin e grumbullimit të përditshëm.

Pra, pedagogëve nuk u kërkohet vetëm të ndërpresin mësimin, por edhe të dalin në protestë. Po ata që nuk janë dakord? Ata që nuk e mbështesin protestën apo që duan të vazhdojnë mësimdhënien?

Kodi i Punës e përcakton pjesëmarrjen në grevë si vullnetare dhe mbron të drejtën për punë të atyre që nuk marrin pjesë. Sindikata mund t’u bëjë thirrje pedagogëve, por nuk mund t’i detyrojë të bojkotojnë apo të protestojnë.

E njëjta gjë vlen për studentët. Në deklaratë flitet për të drejtat e studentëve protestues, por nuk thuhet asgjë për ata që duan të ndjekin mësimin. Ligji nr. 80/2015 për arsimin e lartë ua njeh shprehimisht këtë të drejtë. Ajo duhet të respektohet krahas të drejtës së pedagogëve për të marrë pjesë në një grevë të ligjshme.

Sindikata premton se orët e humbura do të kompensohen. Por organizimi i mësimdhënies dhe kalendari akademik nuk janë kompetencë e saj. Ajo mund të propozojë, por nuk mund të vendosë në emër të universiteteve.

Dhe këtu vijmë te përgjegjësia e dekanëve dhe rektorëve. Në fund të shkresës thuhet se drejtuesit e universiteteve do të njoftohen për vendimin e bojkotit. Pra, sindikata vendos dhe rektorët njoftohen. Kaq e thjeshtë është?

Për një grevë të ligjshme nuk kërkohet miratimi i rektorit. Por drejtuesit e universiteteve kanë detyrimin të kërkojnë sqarimin e bazës ligjore të bojkotit, të mbrojnë të drejtat e pedagogëve që nuk marrin pjesë në të dhe të marrin masat e nevojshme për administrimin e procesit mësimor. Ata nuk mund të detyrojnë një pedagog që ushtron ligjërisht të drejtën e grevës të japë mësim, por as mund të lejojnë që të pengohen ata që duan të punojnë dhe të studiojnë.

Deri tani nuk kam dijeni për ndonjë qëndrim publik të rektorateve që të sqarojë se si do të veprohet. Pikërisht kjo duhet kërkuar prej tyre. Jo një deklaratë politike, por një përgjigje për pedagogët dhe studentët: a do të zhvillohet mësim, si do të administrohen mungesat dhe kush do të mbajë përgjegjësi nëse pengohet zhvillimi i tij?

Shkresa e sindikatës, në vend që t’u japë përgjigje këtyre çështjeve, e lidh ndërprerjen e mësimit me kërkesat e një proteste politike, pa përcaktuar qartë as kushtet për përfundimin e bojkotit. Kësisoj, universitetet rrezikojnë të kthehen në pjesë të një përplasjeje politike, pasojat e së cilës do t’i mbajnë edhe ata që nuk kanë zgjedhur të marrin pjesë në të.

Kush dëshiron të protestojë, mos t’i lërë kusur. Por ama, kush dëshiron të japë mësim, nuk duhet të pengohet. Dhe kush dëshiron të studiojë, duhet ta ushtrojë këtë të drejtë. Për këtë kanë përgjegjësi drejtuesit e universiteteve. Tani është radha e tyre të flasin. Jo për të na treguar se me kë janë politikisht, por për të shpjeguar se çfarë po bëjnë për universitetet që drejtojnë.

Në të kundërt, në protestën e dirigjuar nga SPUSH-i mungon vetëm thirrja: «Rroftë Partia Demokratike me shokun Sali Berishën në krye!».

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

21/10/2026

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

21/10/2026

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

21/10/2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

21/10/2026

“Lista synon forcimin e faktorit tonë”- Bashkimi i partive shqiptare në Serbi, Kamberi: Edi Rama të na mbështesë publikisht!

21/10/2026

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

21/10/2026

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

21/10/2026

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

21/10/2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

21/10/2026

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

21/10/2026

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

21/10/2026

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

21/10/2026

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

21/10/2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

21/10/2026

Përfundon takimi Putin-Witkoff në Shën Petersburg, çfarë diskutuan

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?
  • U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.