AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Balluku tregon hartën infrastrukturore: Kashar-Lekaj lidh veriun e jugun pa kaluar në Tiranë

by SHT Media
15/04/2025
in Politikë
6
0
Balluku tregon hartën infrastrukturore: Kashar-Lekaj lidh veriun e jugun pa kaluar në Tiranë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpalosi sot para qytetarëve të Fierit hartën infrastrukturore të Shqipërisë. Sipas saj infrastruktura mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë në rrugëtimin drejt objektivave të “Shqipërisë 2030”. Gjatë aktivitetit “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat”, Balluku tha se aktualisht janë hapur 40 kantiere ndërtimi në të gjithë vendin, ndërsa janë ndërtuar apo rehabilituar mbi 1000 kilometra rrugë.

“Infrastruktura është kolona bazë e çdo sektori ekonomik – turizmit, bujqësisë dhe industrisë. Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Kemi bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane, këto kantiere përfshijnë vepra arti që studentë të ndërtimit apo arkitekturës mund t’i përdorin si orë mësimorë, përmend këtu tunelin e Murrizit” u shpreh Balluku.

Një nga projektet kryesore që theksoi ministrja ishte aksi Kashar-Lekaj, një rrugë e re që lidh veriun me jugun pa kaluar nëpër Tiranë, pjesë e Korridorit Blu – një nga korridoret më të rëndësishme europiane për transportin e mallrave dhe pasagjerëve. Segmenti përfshin 2 tunele, 6 ura dhe 9 nënkalime, dhe pritet të përfundojë brenda afatit të kontratës.


“Në harkun e 2- viteve do të dorëzojmë Thumanë-Milot dhe Milot Balldren. Nga Kashari në Lekaj kemi një gjurmë krejtësisht të re që lidhet me Tiranën, duke krijuar kështu një udhëtim pre 33 kilometrash siç është Korridori Blu me një shpejtë 130 k/orë. Duke i dhënë një akses të gjitha autostradave të Veriut që të lidhen me ato të jugut pa kaluar në kryeqytet. Ky segment është tërësisht i ri. Ne kemi 2 tunele, 6 ura, 5 ura dhe 9 nënkalime. Një vepër infrastrukturore e kompletuar me të gjitha veprat e artit, nuk është e lehtë të. Lekaj-Kashar do të dorëzohet në afat me të gjitha parametrat kryesore siç e parashikon kontrata”, tha Balluku.

Duke folur për aksin Thumanë Milot, Balluku theksoi se “ky është një projekt i përfunduar, është një kontratë e lidhur, jemi në fazën e mobilimin e kantierit për të nisur direkt punimet”.

Ndërsa për aksin Thumanë-Kashar i cili është një segment i përfunduar, zv.kryeministrja u shpreh se nga 30 Qershori e deri më sot kanë kaluar 6.5 milionë automjete.

Balluku njoftoi gjithashtu se në dy vitet e ardhshme pritet të përfundojnë projektet Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren, duke e konsideruar këtë një transformim radikal të infrastrukturës shqiptare.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.