AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Avioni luksoz që i përkiste “lordit” kolumbian të drogës, ja në çfarë është kthyer…

by SHT Media
02/01/2025
in Botë
6
0
Avioni luksoz që i përkiste “lordit” kolumbian të drogës, ja në çfarë është kthyer…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një avion i vjetër i përfolur se dikur ishte nën pronësinë e “lordit” kolumbian të drogës, Pablo Escobar, është kthyer në një Airbnb luksoze.

Avioni ndodhet në Bristol, ka sauna, por mysafirët do të duhet të paguajnë deri në 850 £ për një natë.

Ndërtuar në vitin 1968, u kthye në një avion privat në 1981, avioni po bënte fluturime deri në vitin 2012, kur bëri udhëtimin e tij të fundit në aeroportin Filton në South Gloucestershire.

Me panele prej arre, sedilje lëkure, dush dhe tualet të veshur me ar, avioni u jep mysafirëve një shije nga jeta luksoze e Pablo Escobar.

Ai gjithashtu ka dy dhoma gjumi dyshe me tualete dhe dushe en-suite, si dhe ndenjëse të cilat mund të shndërrohen në shtretër.

Biznesmeni Johnny Palmer, 41 vjeç, i cili mori lejen nga Këshilli Bashkiak i Bristolit për projektin e tij tha: “Ai u ndërtua në vitin 1968 për Japan Airlines dhe në 1981 u shndërrua në një avion privat. Ka pasur një sërë pronarësh. Përfundimisht nuk mundi të fluturonte më dhe në 2012 u dekomisionua”

Ka pasur shumë thashetheme se cilët ishin pronarët e mëparshëm të avionit, duke përfshirë një princ arab dhe mafia.

“Dikush tha se Pablo Escobar e kishte në pronësi për një kohë. Për sa i përket asaj se ku ishte më parë, askush se di, kjo nuk e ndryshon faktin që ne e kemi kthyer në diçka pozitive tani. Njerëzit e shijojnë këtë përvojë, jetojnë këtë fantazi për pak kohë dhe më pas jetojnë jetën e tyre normale.”, shtoi Pamer.

Megjithëse avioni nuk ka krahë apo motorë, funksionet e tjera punojnë duke përfshirë shkallët ajrore, ndriçimin, tualetet, dush, kuzhinë, frigorifer dhe dritat e kabinës.

“Unë gjithmonë kam dashur të kem një avion privat dhe kjo ishte një mundësi për të marrë një, nuk doja një aeroplan që fluturonte, doja thjesht një avion privat, kështu që ishte perfekt. Të gjithë duan një avion privat tek e fundit?”, tha biznesmeni.

Projekti ishte një restaurim që u deshën disa vite për t’u përfunduar.

“Gjërat që gjenden brenda janë vendosur që në vitin 1981 dhe ne thjesht i kemi restauruar në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi Palmer.

Banorët që jetojnë pranë mund të vijnë dhe të vizitojnë aeroplanin për një donacion për bamirësitë lokale. Netët më të lira në avion janë 250 £ dhe netët më të shtrenjta arrijnë deri në 850 £. Koha me më shumë mysafirë është në gusht dhe është pothuajse plotësisht e rezervuar gjatë gjithë vitit.

Palmer tha se ai ua jep avionin artistëve falas nëse ata bëjnë video muzikore ose foto sesione për procese artistike kryesisht artistëve të rrymave Drill dhe Rap.

Kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë personazh të famshëm që qëndronte në Airbnb, Johnny tha: “Jo në dijeninë time, por gjithsesi është diçka mjaft diskrete.

Popullariteti i avionit ka bërë që pjesa më e madhe e të ardhurave të shkojë për restaurim dhe përmirësim të shpeshtë të avionit. Biznesmeni thotë se nuk ka për qëllim të fitojë para nga avioni.

Palmer ka bërë një aplikim për një avion të dytë që do të vendoset pranë atij ekzistues. “Ky do të jetë më i madh dhe shumë më mbresëlënës”, tha biznesmeni nga Bristoli.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.