AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Asim Vokshi reagon ndaj akuzave për “spiun”: Interesa malinje për garën në Kushtetuese!

by SHT Media
10/11/2025
in Kronikë
6
0
Asim Vokshi reagon ndaj akuzave për “spiun”: Interesa malinje për garën në Kushtetuese!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asim Vokshi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej disa javësh dhe një magjistrat karriere, ka thyer heshtjen pas një lajmi të fundit se ai ka shërbyer si informator apo agjent i shërbimeve sekrete. Vokshi e cilëson këtë lajm të paraqitur në një televizion kombëtar si të pavërtetë dhe një “diarre shpifjesh”.

“Fake news si ky nuk kisha parë ndonjëherë. Siç duket paska interesa të forta të paligjshme që duan të njollosin procedurën dhe produktin ligjor që prodhoi gara për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ai në një reagim zyrtar.

Më 30 Shtator 2025, gjyqtari Asim Vokshi është zgjedhur anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, pasi është votuar nga kolegët për pozicionin vakant në institucionin që shqyrton kushtetutshmërinë e ligjeve dhe vendimeve.

Sipas artikullit për të cilin ka reaguar anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi – pikërisht atë se kishte qenë pjesë e agjenturave.

“Kam heshtur deri tani, pasi kam besuar dhe besoj ende fort tek procedurat ligjore, por kjo e sotmja jo vetëm që përbën një “lajm” fals, haluçinant dhe përbaltës, por edhe nxjerr në pah interesat malinje që i janë kundërvënë këtij procesi korrekt”, shkruan gjyqtari Asim Vokshi.

Si një ndër magjistratët me profesionist të Republikës, ai paralajmëron se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të zhbërë ato që ai i quan shpifje, ndërsa i zhgënjyer është dhe me televizionin që ka raportuar lajmin.

“Ideja se shpif e shpif se diçka mbetet është e vjetër sa vetë jeta, por i përbuz me neveri këto shpifje dhe u siguroj se do ndjek çdo procedurë ligjore për të zhbërë këto diarre shpifjesh, që më trishton së tepërmi ta shoh të derdhet në një televizion kombëtar, për të cilin kisha besimin deri më sot, që do kishte të paktën minimumin e etikës gazetareske, para se të hidhte në mexhlis të tilla shpifje përbaltëse. Më vjen vërtet keq që shkoi puna deri këtu…”, përmbyllet reagimi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

30/10/2026

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

30/10/2026

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

30/10/2026

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

30/10/2026

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

30/10/2026

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

30/10/2026

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

30/10/2026

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

30/10/2026

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

30/10/2026

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

30/10/2026

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

30/10/2026

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

30/10/2026

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!
  • Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.