AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

by Alb Times
30/10/2026
in Kronikë
6
0
“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri Ervin Demo bëri të ditura edhe masat e reja të miratuara nga qeveria për menaxhimin e tubimeve dhe ndëshkimin e akteve të dhunës.

Sipas tij, në rastet kur të miturit përfshihen në vandalizëm apo akte dhune gjatë protestave, dëmet e shkaktuara do të mbulohen financiarisht nga familjet e tyre. Këto masa thekson ai janë marrë edhe në vendet e BE-së.

“Po ashtu qeveria shqiptare tashmë ka miratuar Aktin Normativ për sa i përket instrumenteve të reja ligjore, që i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për sa i përket menaxhimit të tubimeve të paligjshme apo dhunës së ushtruar në këto tubime. Po e filloj nga të miturit që është një masë në fakt që është ndërmarrë edhe në vendet e Bashkimit Europian duke filluar me Italinë, Francën, ku në fakt përcaktohet që nëse një i mitur merr pjesë në vandalizëm, nëse një i mitur merr pjesë në dhunë, dëmet që shkaktohen si rrjedhojë e këtyre veprimeve, do të mbulohen nga familjet e tyre”.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në protesta të dhunshme do të përballen me masa administrative, gjoba, si dhe regjistrimin në një regjistër kombëtar të individëve që kanë marrë pjesë në manifestime të dhunshme.

Demo njoftoi se masat e reja janë tashmë në fuqi dhe se në ditët në vijim do të bëhet publik një informacion më i detajuar për zbatimin e tyre.

“Po ashtu ata të cilët marrin pjesë në protesta të dhunshme do të kenë masa administrative duke filluar nga gjoba dhe elementë të tjerë duke përmendur në veçanti regjistrin kombëtar të individëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në manifestime në territor. Vetvetiu këto janë akte të rëndësishme dhe ne do të dalim shumë shpejt me informacion të detajuar për secilën prej masave, të cilat tashmë janë në fuqi. Dhe unë jam i bindur që këto do të ndihmojnë punën e Policisë së Shtetit për të pasur edhe një përgjigje proporcionale për sa u përket individëve, të cilët marrin pjesë në protesta të dhunshme”.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

30/10/2026

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

30/10/2026

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

30/10/2026

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

30/10/2026

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

30/10/2026

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

30/10/2026

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

30/10/2026

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

30/10/2026

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

30/10/2026

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

30/10/2026

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

30/10/2026

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

30/10/2026

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!
  • Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.