AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

by Alb Times
30/10/2026
in Kronikë
6
0
“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit, kështu raportoi kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ai deklaroi se materialet për personat e identifikuar i janë referuar Prokurorisë. Sipas tij, personat e dyshuar janë identifikuar pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të dhunës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, pavarësisht se janë munduar të fshehin identitetin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë”, deklaroi Hita.

Gjatë komunikimit të tij, Hita iu drejtua edhe prindërve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku mund të ushtrohet dhunë. Ai u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat që përfshihen në veprime të tilla.

“Dhuna nuk justifikohet dhe as do të mbrohet në emër të kësaj të drejte”, u shpreh Hita.

Në fund, ai iu drejtua edhe përfaqësuesve të medias, duke vlerësuar rolin e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve gjatë protestave.

“Strukturat e Hetimit të Krimeve kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave që kanë ushtruar dhunë. Janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, pavarësisht se janë munduar të fshehin identitetin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe të çdo veprimi të dhunshëm gjatë javëve të fundit, që kanë vënë në rrezik jetën e policisë dhe qytetarëve.

Apel për prindërit:

“Tregoni kujdes që të mos lejojnë fëmijët e tyre të mitur të përfshihen në situata ku ushtrohet dhunë dhe në këto protesta. Qytetarët të shmangen nga çdo akt dhune dhe nga çdo person që ushtron dhunë. Policia mbetet e vendosur që të garantojë të drejtën e protestës ligjore dhe do të zbatojë parimin e proporcionalitetit për këdo që ushtron dhunë, që cenon pronën publike dhe private.

Dhuna nuk justifikohet dhe as do të mbrohet në emër të kësaj të drejte. Të nderuar gazetarë, Policia e Shtetit e konsideron median një partner të rëndësishëm. Gazetarët, operatorët, fotoreporterët kryejnë një mision fisnik. Është e domosdoshme të forcohet koordinimi në terren ndërmjet shërbimeve policore dhe punonjësve të medias, që të ushtrohet veprimtaria e gazetarëve dhe të sigurohet jeta e personave të pranishëm në protestë”, tha Hita.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita:

“Të nderuar qytetarë,

Gjatë dy javëve të fundit, kryeqyteti është përballur me akte të rënda dhune, të drejtuara ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, duke cenuar njëkohësisht sigurinë e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Si pasojë e këtyre akteve të dhunshme, 201 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë përmbushjes së detyrës së tyre për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe ushtrimit të lirë të së drejtës për tubim paqësor.

Krahas veprimeve procedurale të kryera në vijimësi, strukturat e Hetimit të Krimit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private.

Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo veprimi të dhunshëm të kryer gjatë dy javëve të fundit, përfshirë ato që kanë vënë në rrezik serioz jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.

Në këtë kontekst, dëshiroj të përsëris edhe një herë thirrjen time publike, në radhë të parë për prindërit, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në situata ku ushtrohet dhunë dhe rrezikohet siguria e tyre.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune, të shmangin qëndrimin pranë personave që ushtrojnë dhunë dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Shtetit është dhe mbetet e vendosur të garantojë të drejtën kushtetuese të tubimit dhe protestës paqësore, por njëkohësisht do të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit, ndaj cilitdo që përdor dhunën, rrezikon jetën e njerëzve apo dëmton pronën publike dhe private.

E drejta për të protestuar është e garantuar dhe duhet respektuar. Dhuna, nga ana tjetër, nuk mund të justifikohet dhe as të mbrohet në emër të kësaj të drejte.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Dëshiroj të ndalem veçanërisht edhe te marrëdhënia e Policisë së Shtetit me median, jo thjesht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga organizatat e gazetarëve, por mbi të gjitha për të riafirmuar vlerësimin dhe respektin institucional për rolin dhe misionin e saj në një shoqëri demokratike.

Policia e Shtetit e konsideron median një partner të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në garantimin e transparencës institucionale.

Gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët kryejnë një mision me interes publik, shpesh në rrethana të vështira dhe me rrezik të shtuar, ndaj e drejta e tyre për të ushtruar lirisht dhe në mënyrë të pavarur profesionin duhet të respektohet dhe të mbrohet.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të medias duhet të mbështetet në respektin e ndërsjellë, komunikimin e vazhdueshëm, transparencën dhe përgjegjësinë profesionale.

Veçanërisht gjatë tubimeve dhe situatave që shoqërohen me tensione apo akte dhune, është e domosdoshme të forcohet koordinimi në terren, përmes një komunikimi të qartë dhe në kohë ndërmjet shërbimeve policore dhe përfaqësuesve të medias.

Ky bashkëpunim duhet të garantojë njëkohësisht ushtrimin e papenguar të veprimtarisë gazetareske dhe respektimin e masave të ligjshme të sigurisë, të cilat synojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë personave të pranishëm.

Udhëzimet e shërbimeve policore, respektimi i perimetrave të sigurisë të vendosur në përputhje me ligjin dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në terren janë elemente të rëndësishme për parandalimin e incidenteve, pa cenuar të drejtën e medias për të dokumentuar dhe raportuar zhvillimet me interes publik.

Po kështu, çdo shqetësim apo pretendim për pengim të punës së gazetarëve ose për sjellje të papërshtatshme nga punonjës të Policisë trajtohet me seriozitet, objektivitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Dua të theksoj se siguria e gazetarëve dhe liria e informimit nuk janë në kundërshtim me garantimin e rendit publik. Përkundrazi, ato janë përgjegjësi që duhet të përmbushen së bashku, përmes profesionalizmit, mirëkuptimit dhe respektimit të ligjit.

Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar kushtet e nevojshme që gazetarët të ushtrojnë të lirë dhe të sigurt profesionin e tyre, duke qenë njëkohësisht e hapur për një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim më të strukturuar me organizatat përfaqësuese të medias.

Besoj se vetëm përmes komunikimit institucional, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë profesionale mund të shmangim keqkuptimet, të parandalojmë incidentet dhe t’i shërbejmë së bashku interesit publik.

Policia ka detyrimin të garantojë sigurinë. Media ka misionin të informojë. Respektimi i këtyre dy përgjegjësive është në interes të qytetarëve dhe të një shoqërie demokratike”.

Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

30/10/2026

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

30/10/2026

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

30/10/2026

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

30/10/2026

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

30/10/2026

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

30/10/2026

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

30/10/2026

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

30/10/2026

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

30/10/2026

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

30/10/2026

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

30/10/2026

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

30/10/2026

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!
  • Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.