AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

by Alb Times
30/10/2026
in Kronikë
6
0
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri Demo ka paralajmëruar fuqizimin teknologjik të Policisë së Shtetit.

Në një konferencë për shtyp në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë, Demo bëri të ditur se shumë shpejt efektivët në Tiranë do të pajisen me kamera trupi, për të dokumentuar veprimet e policisë dhe për të rritur transparencën gjatë ndërhyrjeve.

“Një gjë është e sigurt, nga këto protesta ne kemi konstatuar që nevoja për fuqizimin teknologjik të Policisë së Shtetit tashmë është imperative dhe ne do të punojmë fuqimisht që të ecim me hapa të shpejtë për sa i përket përdorimit të teknologjisë në punën që ushtron Policia e Shtetit. Unë do të doja të përmendja një element të parë, që do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket transparencës së veprimeve të Policisë së Shtetit që janë kamerat e trupit që ne shumë shpejt do t’i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës, ku do të kemi tashmë përdorimin e këtyre imazheve për të faktuar edhe dhunën apo veprave jo të ligjshme, që ndërmerren nga individë të caktuar, por në të njëjtën kohë, për të garantuar që veprimet e Policisë së Shtetit janë gjithmonë brenda kornizës ligjore”, tha ai.

Gjatë konferencës për shtyp ministri nxori edhe pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve, bizneseve private dhe punonjësve të policisë gjatë protestave. Ai tha se, falë teknologjisë, është bërë i mundur identifikimi i tyre dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

“Për sa i përket teknologjisë që tashmë ne jemi duke përdorur, për të ndihmuar Policinë e Shtetit në evidentimin e elementëve të dhunshëm gjatë protestës, sidomos atyre elementëve të cilët janë të maskuar.  Siç e shikoni edhe nga materialet, këto janë disa prej shembujve, të cilët ne tashmë kemi identifikuar. Materiali i është referuar Prokurorisë së Tiranës, ku qartazi duken individë që të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve, kanë ushtruar dhunë ndaj bizneseve private, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndërkohë falë teknologjisë ne tashmë kemi evidentuar identitetin e tyre dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për sa i përket përgjegjësisë ligjore, penale që këta individë duhet të kenë”, tha Demo.

Ministri i bëri thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të japin një përgjigje të unifikuar ndaj akteve të dhunës, duke kërkuar që personat përgjegjës të përballen me pasojat ligjore.

“Do të doja t’i bëja një thirrje dhe Prokurorisë së Tiranës dhe gjykatës, për një përgjigje uniforme në mbrojtje të shtetit, pronës, sigurisë kolektive, ku ata elementë, të cilët realisht kanë kryer dhunë mbi kryeqytetin e shqiptarëve, patjetër të kenë një standard për sa i përket përgjegjësisë ligjore që ata duhet të përballen”.

 

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

30/10/2026

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

30/10/2026

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

30/10/2026

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

30/10/2026

“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

30/10/2026

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

30/10/2026

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

30/10/2026

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

30/10/2026

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

30/10/2026

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

30/10/2026

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

30/10/2026

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

30/10/2026

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

30/10/2026

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

30/10/2026

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!
  • Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.