AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

by Alb Times
30/10/2026
in Politikë
6
0
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Foto: Politika

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për ngjarjet e fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me Shoqërinë Civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te qasja e një pjese të shoqërisë ndaj dhunës në protestën e ditëve të fundit, duke deklaruar se ajo është relativizuar dhe justifikuar.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, dhuna është paraqitur në publik, duke u shoqëruar me keqinformim dhe keqedukim.

“Jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese, të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj një tabuje që është për të gjitha demokracitë, që është dhuna. Kemi parë sesi është relativizuar, sesi është justifikuar dhe himnizuar. Kemi parë sesi dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues, duke u kthyer në një stigmë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që të gjithë dhunuesit e institucioneve, shkollave, lirisë dhe të drejtës së gjithkujt për të pasur një qëndrim ndryshe, për të qëndruar dhe për të bërë mësim, kanë marrë një status qytetarie dhe imunitet mediatik, si përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem”, tha kreu i qeverisë në Tryezën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, e mbajtur sot (30 tetor).

Më tej ai shtoi:

“Kjo është natyrisht e lehtë të ekspozohet dhe kritikohet, por nëse mbetemi te ekspozimi dhe kritika, do ta kemi përpara në forma dhe në momente nga më të ndryshmet si një mjet të ri të adoptuar nga shoqëria, që pastaj mund të përdoret individualisht nga secili. Mund të kthehet në një mjet që mund të përdoret nga nxënësit, dhuna kundër pedagogut, kundër universitetit, kundër pronarit të sipërmarrjes. Befasi shqetësuese ka qenë pjesëmarrja domethënëse në numër dhe tejet shqetësuese, për shkak të pranisë së shumë të miturve. Para se t’i konsiderojmë fajtorë, duhet të mendojmë se janë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Si duhen neutralizuar burimet prej nga ata ushqehen me frymën dhe nxitjen e dhunës?”.

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

30/10/2026

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

30/10/2026

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

30/10/2026

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

30/10/2026

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

30/10/2026

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

30/10/2026

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

30/10/2026

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

30/10/2026

“Siç bëmë edhe me TikTok-un…”- Rama: Do nisim konsultimet për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit! Në diskutim mosha, 16 apo 18 vjeç

30/10/2026

Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

30/10/2026

Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

30/10/2026

Përfshirja në protesta, ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online!

30/10/2026

Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

30/10/2026

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

30/10/2026

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën
  • Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.