AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

by SHT Media
30/10/2026
in Kosovë
6
0
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë javën e ardhshme.

Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në bazë të saj, shtetet anëtare vendosin për hapat e mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve.

Në draftin, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL), vlerësohet se përparimi i vendeve të rajonit vazhdon të jetë i pabarabartë, përcjell A2.

“Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në fushat themelore”, thuhet në dokument. Fushat themelore përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike, dhe përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Mali i Zi: Përparim i jashtëzakonshëm drejt BE-së

Mali i Zi përshkruhet në dokument si vendi që prin në procesin e zgjerimit. Sipas vlerësimit të Komisionit, Podgorica i ka përmbushur kriteret përfundimtare në të gjithë kapitujt e negociatave dhe mund t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.

“Përparimi i jashtëzakonshëm i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit me BE-në dëshmon se zgjerimi mbetet një realitet i arritshëm”, thuhet në draft.

Komisioni vlerëson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosmëri punën në fushat themelore, me rezultate të mira në sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike dhe reformën e administratës publike. Si dëshmi se Mali i Zi prin në procesin e zgjerimit, përmend punën për traktatin e anëtarësimit dhe propozimin e Komisionit për paketën financiare.

Në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi do të zbatohej për herë të parë një “qasje e përforcuar” ndaj klauzolave mbrojtëse. Traktati, siç thuhet, do të shërbente si model për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Ndër reformat e Malit të Zi, Komisioni veçon ndryshimet kushtetuese që kanë forcuar pavarësinë e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, “plotësisht në përputhje” me rekomandimet e BE-së dhe të Komisionit të Venecias. Përmend gjithashtu politikën e tolerancës zero ndaj sulmeve kundër gazetarëve, si dhe përafrimin e politikës së vizave me atë të BE-së nga 31 tetori 2026.

Serbia: Presion ndaj shoqërisë civile dhe gjyqësorit

Për Serbinë, drafti përmban kryesisht vlerësime kritike dhe konstaton mungesë përparimi në fusha kyç, si sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes. Thuhet gjithashtu se përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së mbetet i ulët.

Sa i përket gjyqësorit, Komisioni vëren se regresi fillestar i shkaktuar nga miratimi i të ashtuquajturave “ligje të Mërdiqit” është korrigjuar më pas. Ky regres, thuhet në draft, ishte shkaktuar nga ndryshimet ligjore që hoqën një pjesë të garancive për autonominë e prokurorisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Njëkohësisht, vlerësohet se në Serbi “presioni i papërshtatshëm është rritur ndjeshëm”.

Serbia përmendet si vend ku, krahas Bosnje e Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Turqisë, rreziku i “kapjes së shtetit” mbetet i theksuar. Ky term përshkruan një situatë në të cilën grupe të ngushta interesi i vendosin institucionet nën kontrollin e tyre.

Ndër zhvillimet pozitive përmendet përfshirja e Serbisë në shtrirjen gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Ka nisur gjithashtu puna përgatitore për një marrëveshje mbi vlerësimin e përputhshmërisë së produkteve industriale.

Bosnje e Hercegovina: Fragmentim politik

Për Bosnje e Hercegovinën, Komisioni vlerëson se funksionimi i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ është vështirësuar nga fragmentimi politik. I njëjti vlerësim është dhënë edhe për Kosovën.

“Në Bosnje e Hercegovinë duhet të përmirësohen pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, ndërsa reformat ligjore dhe verifikimet e integritetit janë kyç për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, thuhet në draft.

Komisioni i bën thirrje Bosnje e Hercegovinës që “t’i përkushtohet plotësisht” planit të veprimit të Task-Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Është vlerësuar pozitivisht vazhdimi i përafrimit të plotë të vendit me politikën e jashtme të BE-së, si dhe miratimi i një vlerësimi të ri të kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar, në përputhje me metodologjinë e Europolit.

Kosova: Për herë të parë, përafrimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së

Kosova, krahas Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, renditet ndër vendet pa përparim në fushat themelore. Komisioni vlerëson gjithashtu se Kosova përballet me ndikimin politik dhe atë të grupeve të interesit mbi gjykatat dhe prokurorinë.

Si risi, drafti thekson se përafrimi i plotë i Kosovës me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është paraqitur “për herë të parë” në kapitullin e veçantë 31.

KE-ja vlerëson se nuk ka përparim në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të paraparë me marrëveshjen e dialogut. Nga vendi pritet ta nisë këtë proces në përputhje me detyrimet nga dialogu, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023. Kërkohet gjithashtu që statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia të zgjidhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe ligjet e Kosovës, “e jo përmes masave të pakoordinuara”, si dhe përmes konsultimeve të strukturuara me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës

Ashtu si në vitet e mëparshme, Komisioni thekson se përparimi i Serbisë dhe i Kosovës në rrugën evropiane lidhet me përparimin thelbësor në normalizimin e marrëdhënieve. “Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe i Aneksit të saj të zbatimit mbetet i pamjaftueshëm”, thuhet në draft.

“Normalizimi nuk është vetëm kusht në rrugën evropiane. Ai është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja shoqërive dhe të rajonit më të gjerë. Mungesa e përparimit ka kosto politike dhe ekonomike dhe rrezikon që të dyja palët të mbeten prapa në një kohë kur procesi i zgjerimit ka marrë sërish hov”, thuhet në dokument.

Plani i Rritjes dhe pajtimi

Sipas draftit, deri në shtator të vitit 2026, nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë disbursuar 193,3 milionë euro grante nga gjithsej 1,6 miliard euro, për 90 hapa reformues të përmbushur. Komisioni vlerëson se zbatimi duhet të përshpejtohet. Thuhet gjithashtu se po punohet për heqjen e tarifave të roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në pjesën për pajtimin, Komisioni thekson se revizionizmi historik, mohimi apo glorifikimi i krimeve të luftës dhe retorika nxitëse janë “të papajtueshme me vlerat” mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit./ REL

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

30/10/2026

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

30/10/2026

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

30/10/2026

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

30/10/2026

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

30/10/2026

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

30/10/2026

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

30/10/2026

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

30/10/2026

“Siç bëmë edhe me TikTok-un…”- Rama: Do nisim konsultimet për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit! Në diskutim mosha, 16 apo 18 vjeç

30/10/2026

Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

30/10/2026

Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

30/10/2026

Përfshirja në protesta, ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online!

30/10/2026

Prokuroria Speciale merr të pandehur kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

30/10/2026

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

30/10/2026

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën
  • Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.