• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Armë zjarri, municione dhe drogë, dy të arrestuar në Berat dhe Krujë

23/04/2025
in Kronikë
Armë zjarri, municione dhe drogë, dy të arrestuar në Berat dhe Krujë

Dy persona kanë përfunduar pas hekurave, në Krujë dhe në Berat, pasi ju janë gjetur në posedim armë zjarri pa leje.

Policia në Krujë vuri në pranga 68-vjeçarin Naim Kallaku, pasi gjetën në subjektin e tij një armë zjarri tip pushkë, si dhe një armë jofunksionale, të kohës së luftës së Dytë Botërore.

“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Naim Kallaku u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët”, njofton policia.


Ndërkohë, në Berat u arrestua një 27-vjeçar, banues në fshatin Roshnik. I riu u ndalu gjatë mbrëmjes teksa lëvizte me kanabis në makinë, në aksin rrugor Berat-Dimal. Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët gjetën edhe armë zjarri e municion luftarak.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat. Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.   Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet”, informon policia.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!