• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Armë “Made in Albania”/ Përmbushje e angazhimeve si anëtare e NATO-s dhe mundësi zhvillimi ekonomik, Shqipëria do të ngrejë një agjenci të industrisë së mbrojtjes

18/07/2024
in Politikë
Armë “Made in Albania”/ Përmbushje e angazhimeve si anëtare e NATO-s dhe mundësi zhvillimi ekonomik, Shqipëria do të ngrejë një agjenci të industrisë së mbrojtjes

Pas KAYO, shoqërisë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, Shqipëria do të ngrejë edhe një Agjenci të Industrisë së Mbrojtjes. Në Kuvend është depozituar nga qeveria projektligji “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

“Ky projektligj ka për qëllim të vendosë një kuadër të fortë ligjor dhe rregullator për industrinë e prodhimit e të tregtimit të armatimit ushtarak në Shqipëri, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të kryhen në mënyrë të sigurt, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Agjencia e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por që drejtorin e saj do ta zgjedhë Kryeministri do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 95 milionë lekë çdo vit.

“Ministria e Mbrojtjes është angazhuar në një proces të ri të rivitalizimit të industrisë ushtarake. Duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit, zhvillimi i industrisë ushtarake, përveçse është një detyrim në përmbushje të angazhimeve në kuadër të Aleancës dhe detyrimit të sigurisë kombëtare, është edhe një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Për prodhimin e armëve “Made in Albania”, sipas relacionit të propozimit ligjor do të ftohen edhe kompani të huaja. Për të tërhequr sa më shumë investime nga jashtë për ringjalljen e industrisë ushtarake, qeveria do të ofrojë edhe lehtësi për kompanitë.

“Për të pasur kapacitet për të tërhequr investime, Shqipëria duhet të konkurrojë me vendet e tjera dhe kushtet që ato ofrojnë. Norma e tatimfitimit, e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe përjashtimi nga taksat doganore për mallrat që shërbejnë drejtpërdrejt për prodhim janë aspekte të rëndësishme e me ndikim në ciklin e plotë të një procesi biznesi në këtë industri”, thekson ministria.

Në fillim të prillit, gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”. Për të arrirë këtë objektiv, vendi do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Europian. Të hënën Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e vendit. Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!