• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…

30/06/2025
in Kronikë
Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…

Seanca e parë në GJKKO për aferën ‘Partizani’ është shtyrë ditën e sotme. Lidhur me këtë avokati Edmond Petraj, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se kjo çështje do të marr kohë të gjatë.

Sipas tij, Berisha shpallet fajtor rrezikon deri në 10 vite burg.

‘Kjo është çështje që do të shkojë gjatë. Mesatarja që unë mendoj është mund të shkoj edhe deri në 2 vite, sepse do të jetë një proces maratonë dhe do të flasin shumë dëshmitarë. Do të ketë një maratonë diskutimesh dhe replikash në sallën e gjyqit. Nëse Berisha do të kishte një shpresë për të mos u dënuar më parë, tani e ka 50 për qind që të mund të dënohet. Nëse gjendet fajtor minimalja e Berishës është 8 deri në 10 vite, nëse prokurori vjen me një bashkim dënimesh duke menduar se mund të kemi një vlerësim të mjaftueshëm duke parë edhe moshën e tij’, tha ai.

Ndërkohë, Petraj tha se situata është ndryshe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.  Sipas tij, Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe është një vepër penale e cila dënimin e ka deri në 15 vite burg.

‘Për Malltezin situata do të jetë më komplekse sepse ka pjesën e pastrimit të parave, nuk dihet deri ku ka arritur ajo dosje, por që pjesa e pastrimit të parave është një element që SPAK duhet që të jetë e përgatitur mirë sa i përket kësaj akuze që ka ngritur ndaj tij, nuk e di nëse ka bërë analizën financiare dhe mbledhjen e informacioneve nga bankat. Për pjesën e pastrimit të parave dënimi është deri në 15 vite. Nëse vërtetohet që vkm-ja për privatizimin është e jashtëligjshme i bie që të fillojë pjesa e shfuqizimit të saj. Në çështjen Partizani SPAK nuk kërkon shfuqizimin, por e përdor atë si prove për të thënë se është përdoru për qëllime korruptive’, tha ai.

Lidhur me nisjen e hetimit të SPAK për lobimin e PD në SHBA, ai tha se nëse ka shkelje për palët do të kenë të njëjtin fat si Ilir Meta me kontratën e lobimit të LSI në atë kohë.

‘Kontratat deklarohen 60 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve dhe në këtë rast ngelet për tu parë nëse ka nisur procedimi penal dhe është regjistruar. Noka është ai që e ka firmosur në emër të koalicionit të Shqipërisë Madhështore, por nëse do të ndiqet kjo pjesë hap pas hapi mund të kemi edhe surprizë që kompania të tërhiqet nga kontrata dhe ajo ngelet nul. Por për palët do të jetë i njëjti fat si i zotit Meta që akuzohet për lobimin që ka bërë LSI në atë kohë me SHBA. Po në këtë rast  ne kemi një shifër të madhe. Por ne kemi dy kontrata të PD sepse është edhe kontrata me Chris La Civita. Kur të deklarohen kontratat fillon analiza financiare’, tha ai.

 

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!