• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, ja me sa vite burg dënohet

05/03/2025
in Kronikë
GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, ja me sa vite burg dënohet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Ilir Bashaj, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg.

Po ashtu, ish gjyqtarit i është hequr për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Pashaj akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu ish gjyqtari u shpall fajtor edhe për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ilir Pashaj është një nga gjyqtarët që u largua me dorëheqje në vitin 2017 nga sistemi i drejtësisë, përpara se të niste procesi i vetingut. Ai punoi më pas si avokat, por në korrik të vitit 2022 u arrestua si i impikuar në një çështje korrupsioni.

Njoftimi:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 49, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan Jahollari, me vendimin Nr. 19, datë 04.03.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1, gërma “a” i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  6. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Ilir Dalip Pashaj me një masë të vetme prej 5 (pesë) vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vite dhe 4 (katër) muaj burgim.
  8. Në aplikim të neneve 30/1, 35/1, 44/2 të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Ilir Pashaj, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet, dënim i cili fillon të zbatohet pas vuajtjes së dënimit me burgim.
  9. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  10. Në zbatim të nenit 36 të K.Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të :
  11. Pasurisë së paluajtshme të llojit apartament, regjistruar me nr.****, vol.****, faqe ****, Z.K. ****, ****, me sipërfaqe **** m2, rregjistruar në emër të shtetasit Sh.B, dhe 2. Pasurisë së luajtshme të llojit autoveturë të markës Mercedes Benz, Model E200CDI, me numër shasie ****, viti i prodhimit 2008, ngjyrë gri, me targa ****, i rregjistruar në emër të D.B.
  12. Bazuar në nenin 190/1/ç të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara për këtë procedim: Praktika e aplikimit për pasaportë pranë kompanisë ALEAT të shtetasve Sh.B dhe Ilir Pashaj, t’i kthehet kompanisë që aktualisht administron këto të dhëna;

Dokumentet e regjistrimit të pasurisë nr. ****, vol. ****, faqe ****, ZK. ****, ****; Kontrata e shitblerjes nr. **** rep, nr. **** kol, datë 20.09.2012, me palë A.D dhe Sh.B, t’i kthehen ASHK vendore Elbasan. Telefon i markës Samsung, sekuestruar nga shtetasi B.T, t’i kthehet këtij shtetasi.

Më të lexuarat

  • Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmenduria e ministrit izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skenari “Medvedev-Putin” në Beograd: Manovrat e Vuçiç-it për të mbajtur pushtetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Berisha sulmon Ramën: Nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë”, Manja nxjerr të palarat e Agron Shehajt: Ka minierë floriri nën vilë apo..

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Argita fillon punë në një kompani aspirimi, boshatis llogaritë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!