• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rekord kalimesh në La Mansh për këtë vit, 600 vetë vetëm të dielën

03/03/2025
in Botë
Rekord kalimesh në La Mansh për këtë vit, 600 vetë vetëm të dielën

Numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin e La Manshit ka arritur një rekord të ri vjetor, pasi pothuajse 600 persona mbërritën nga Franca në Angli të dielën, raportojnë mediat britanike.

Moti i mirë gjatë fundjavës çoi në një rritje të ndjeshme të numrit të gomoneve që tentuan kalimin, vetëm disa ditë pasi ministrja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, njoftoi miliona paund shtesë për të luftuar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan A2 CNN.

Në total, 592 persona arritën të kalojnë në vetëm 11 gomone, duke e bërë këtë ditën më të ngarkuar që nga dhjetori i kaluar. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të emigrantëve të ardhur deri më tani në vitin 2025 në 2716, një shifër më e lartë se 2255 emigrantët që kishin kaluar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur qeveria ishte ende nën drejtimin e konservatorëve.

Sekretari i Brendshëm në hije i Partisë Konservatore, Chris Philp, e quajti këtë situatë një “turp të vërtetë” dhe akuzoi laburistët për humbjen e kontrollit mbi kufijtë britanikë. Ai theksoi se anulimi i planit të deportimeve në Ruandë ishte një “gabim katastrofik”.

Ndërkohë, një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer u përgjigj duke thënë se qeveria po merr masa konkrete për të vënë nën kontroll sistemin e azilit dhe për të luftuar bandat e trafikimit. Ai përmendi krijimin e Njësisë së Sigurisë Kufitare dhe rritjen e numrit të deportimeve me 24 për qind.

Marrëveshja mes Britanisë dhe Francës prej 500 milionë paund për të mbikëqyrur plazhet franceze dhe për të ndërtuar një qendër paraburgimi ende nuk është zbatuar plotësisht. Megjithatë, ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, ka sinjalizuar se policia franceze do të nisë ndalimin e emigrantëve në ujërat e cekëta.

Që nga viti 2018, vetëm 3 për qind e emigrantëve që kanë kaluar Kanalin janë dëbuar.

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!