AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

by Alb Times
13/07/2026
in Botë
6
0
Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hungaria ka hedhur një hap vendimtar drejt çmontimit të sistemit politik të ndërtuar nga Viktor Orbán, pasi Parlamenti miratoi të hënën amendamentin e 17-të të Kushtetutës, i cili i jep fund mandatit të presidentit Tamás Sulyok dhe hap procesin e zëvendësimit të figurave kyçe të emëruara gjatë qeverisjes së mëparshme.

Amendamenti u miratua me 139 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa deputetët e partisë së Orbánit, Fidesz, bojkotuan seancën parlamentare.

Kryeministri Péter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit me një shumicë kushtetuese prej dy të tretash, e cilësoi votimin si fillimin e çmontimit të “regjimit të Orbánit”.

“Në bazë të mandatit demokratik të dhënë nga populli hungarez, tani mund të nisë zëvendësimi i kukullave politike të Orbánit“, deklaroi Magyar.

Sipas amendamentit, mandati i presidentit Tamás Sulyok përfundon sapo ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi. Më pas, Parlamenti do të zgjedhë një president të ri që do të qëndrojë në detyrë deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, por jo më shumë se pesë vjet.

Nëse Sulyok refuzon ta dekretojë amendamentin brenda pesë ditëve, Parlamenti ka paralajmëruar se do të nisë procedurat për shkarkimin e tij, ndërsa ligji mund të firmoset nga kryetari i Parlamentit.

Duke folur para deputetëve, Magyar e cilësoi Kushtetutën e hartuar nga Fidesz si “dokumenti themelues i Cosa Nostra-s hungareze” dhe akuzoi qeveritë e Orbánit se për 16 vjet ia nënshtruan shtetin vullnetit politik të një njeriu të vetëm.

Ai akuzoi gjithashtu presidentin Sulyok se qëndroi në heshtje përballë shkeljeve të shtetit të së drejtës, përfshirë përdorimin e shërbimeve sekrete kundër opozitës, sulmet ndaj gjyqësorit, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Paketa kushtetuese nuk kufizohet vetëm te largimi i presidentit. Ajo vendos kufizim maksimal prej 12 vitesh për deputetët, kufi moshe 70 vjeç për gjyqtarët kushtetues, reforma në sistemin gjyqësor dhe krijimin e mekanizmave të rinj për rikthimin e asaj që qeveria e quan “demokraci kushtetuese”.

Që nga marrja e pushtetit në maj, qeveria e Péter Magyar ka nisur zëvendësimin e drejtuesve të institucioneve të emëruar gjatë epokës Orbán, ka mbyllur Zyrën për Mbrojtjen e Sovranitetit, të kritikuar si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe ka pezulluar shërbimin informativ të televizionit dhe radios publike, të cilin e ka cilësuar një “makineri propagande”.

Partia Fidesz e ka cilësuar amendamentin një “sulm të paprecedentë ndaj demokracisë”. Kreu i grupit parlamentar të partisë, Gergely Gulyás, dha dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa mbështetësit e Orbánit organizuan protesta në Budapest kundër asaj që e quajnë “sundim arbitrar” të qeverisë së re.

Me votimin e së hënës, Hungaria hyn në një fazë të re politike, ku qeveria e Péter Magyar synon të zhbëjë institucionet dhe strukturat e ngritura gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026

Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

28/11/2026

FOTO/ Momenti kur autoboti i policisë përfshihet nga flakët nga molotovi i protestuesve

28/11/2026

Zbardhet bilanci i protestës së dhunshme në Tiranë, 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues, kalimtarë dhe gazetarë

28/11/2026

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

28/11/2026

Në pritje që të ndryshojë populli

28/11/2026

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

28/11/2026

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

28/11/2026

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

28/11/2026

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

28/11/2026

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

28/11/2026

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Protestuesit e maskuar thyejnë me shkopinj druri dritaret e Bashkisë

28/11/2026

Balla publikon pamjet e sulmit ndaj institucioneve: Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë
  • Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.