• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për kreun e Ujësjellësit

26/02/2025
in Kronikë
SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për kreun e Ujësjellësit

SPAK ka çuar për gjykim dosjen e ish-kreut demokrat të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. SPAK e ka marrë të pandehur pasi e akuzon se ka shkarkuar në shkelje të ligjit drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në kohën kur drejtonte Bashkinë Shkodër.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal.

Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.

Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi Mark Molla, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.

Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, Mark Molla, dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit Mark Molla, deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimmarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.

Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!