• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

25/02/2025
in Kronikë
Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së plani i qeverisë italiane për shqyrtimin e kërkesave për azilim në një vend të tretë.

Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri. Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së.

Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të bëjë me planet e qeverisë së kryeministres së djathtë italiane Giorgia Meloni. Italia është vendi i parë i BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri. Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete europiane po i ndjekin me kujdes plane të tilla.

Kush e përcakton një vend të tretë të sigurt?

Ky model deri tani nuk ka funksionuar. Drejtësia italiane i ka pezulluar planet e qeverisë tri herë që nga tetori 2024. Të 66 personat, që u transportuan në Shqipëri, janë dërguar në Itali.

Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurt. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt, nëse ai nuk është i sigurt për të gjithë dhe nëse gjykatat për verifikimin e procedurës së përshpejtuar lejohen të përdorin burimet e veta të informacionit. /DW

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!