• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Policia në Tiranë me automjetin inteligjent “Scoud Speed”, mijëra gjoba për shkelje

16/02/2025
in Kronikë
Policia në Tiranë me automjetin inteligjent “Scoud Speed”, mijëra gjoba për shkelje

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur monitorimin intensiv të akseve kryesore urbane duke përdorur automjetin inteligjent “Scoud Speed”, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo masë ka për qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Automjeti inteligjent monitoron shpejtësinë, parkimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, mosvendosjen e rripit të sigurimit, si dhe parakalimet e gabuara. Gjatë kësaj jave, janë ndëshkuar 6689 drejtues automjetesh për shkeljet e përmendura.

Policia apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur parkimet që pengojnë qarkullimin dhe duke i ndihmuar në parandalimin e aksidenteve.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur automjetin inteligjent “Scoud Speed” për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut.

Njëkohësisht, nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, evidentimi nëpërmjet targës në mënyrë automatike i automjeteve që kanë masa administrative pa paguar si dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë monitorimeve me mjetin inteligjent 24/7, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar vetëm për shkeljet e mësipërme 6689 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të evidentuar dhe dokumentuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim qarkullimin e lirë të automjete dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!