• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjykata e Tiranës i dorëzon dosjen e plotë të “21 janarit” SPAK-ut

26/07/2024
in Kronikë
Gjykata e Tiranës i dorëzon dosjen e plotë të “21 janarit” SPAK-ut

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai i tij, Mark Nika. SPAK do të hetojë 21 janarin, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një demostrate të thirrur nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste. Prokuroria e Posaçme ka ngritur 3 vepra penale për 21 janarin: shpërdorim i detyrës, “vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

SPAK sqaron se ka nisur hetimet pas vendimit urdhërues të Gjykatës së Lartë, si edhe vendimit të Strasburgut. Procedimi penal është regjistruar më datë 15 korrik 2024 për 3 vepra penale që dyshohet se mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, dhe jo vrasje nga pakujdesia siç prokuroria e Tiranës i cilësoi. SPAK i akuzon për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisin pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar, e paekspertueshme se nga cila armë u qëllua. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!