AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Një ish-komuniste kundër trendit djathtist në Gjermani

by SHT Media
07/01/2024
in Botë
6
0
Një ish-komuniste kundër trendit djathtist në Gjermani
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sahra Wagenknecht, dikur figura kryesore e partisë E Majta kërkon t’i dalë ballë rritjes së ultra të djathtëve në Gjermani, pikërisht me temën e të djathtës, migracionin. Cila është gjendja e së Majtës gjermane sot?


Sahra Wagenknecht në rininë e saj ishte komuniste, një botëkuptim që zgjati, edhe më vonë kur diktatura e RDGJ-së në Gjermaninë e ndarë i përkiste historisë. Më vonë politikanja me origjinë nga Jena, Tyringji u bë figura kryesore e partisë E Majta, shpesh në grindje me partinë e saj për kursin e duhur. Në tetor 2023 ajo vendosi largimin nga partia dhe krijimin e një partie të re. Ky vendim është simbol i krizës së të gjithë spektrit politik të majtë në Gjermani që gjendet në pikiatë politike. Në këtë trend rënieje nuk ndodhet vetëm partia në opozitë E Majta, por edhe Partia Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit. Të dyja partitë e shohin veten të orientuar majtas, dhe kanë krijuar një koalicion që nga viti 2021 bashkë me partinë e orientuar nga tregu i lirë, Demokratët e Lirë FDP (Partia liberale gjermane), FDP.

CDU/CSU e fortë sa E Majta, SPD dhe Të Gjelbrit bashkë

Në sondazhin e parë të publikuar këtë vit, trendin e Gjermanisë nga ARD, partitë E Majta, SPD dhe Të Gjelbrit së bashku arrijnë 31%. Kaq arrin vetëm Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial. E më pas vjen partia, AfD që sipas vlerësimit të Mbrojtjes Kushtetuese është pjesërisht ekstremiste e djathtë, kjo parti arrin 22% të vlerave në sondazhe. Rënia e partive të majta, sipas politologut, Werner Patzelt ka një shkak vendimtar: ato kujdesen shumë pak për të ashquajturit njerëzit e thjeshtë, që ndjehen të kërcënuar nga mungesa e hapësirës së banimit dhe nuk kanë lidhje me idetë “woke” të majta, thekson Patzelt për DW.

Pse “njerëzit e thjeshtë” votojnë AfD

Nocioni “woke” vjen nga anglishtja dhe do të thotë të kesh një vetëdije vigjilente për drejtësinë sociale dhe racizmin. Tema këto, që sipas njohësit të partive, Werner Patzelt merren më shumë të majtët akademikë dhe të kulturuar. E për sa kohë këtu nuk ndryshon gjë, e majta nuk ka pse të habitet “që njerëzit e thjeshtë i zbrazin shpresat e tyre tek të djathtët”.

AfD arrin vlera të larta popullariteti sidomos me tonet armiqësore kundër migracionit. Gjuha skeptike dhe paralajmëruese në lidhje me migracionin, por jo refuzimi i hapur gjendet edhe në manifestin themelues të partisë së re të Sahra Wagenknecht. “Çmimin për konkurrencën e ashpërsuar mbi hapësirën e pagueshme të banimit, për punë me rroga të ulta dhe një integrim të dështuar nuk e paguajnë në radhë të parë ata që ndodhen në anën me diell të jetës.” Ekspertin Patzelt fjali të tilla i kujtojnë lidhjen mes ekstremit të majtë dhe të djathtë, në një front lateral të përbashkët.

Migracioni si temë kontroverse dhe kthesa politike

“Në politikën sociale synohet politika e njohur e majtë për njerëzit e thjeshtë dhe në politikën e migracionit kërkohet një politikë, të cilën e pret nga ultra të djathttë”, analizon politologu spektrin politik, në të cilin do të lëvizë partia e re e Wagenknecht. “Alenca Sahra Wagenknecht për Arsye dhe Drejtësi” sjell një impuls të ri, por nëse do të rezistojë gjatë kjo nuk dihet. Wagenknecht  e ka kritikuar si “shumë problematike” politikën e hapur të mirëseardhjes të refugjatëve në vitin 2015 nga kancelarja Merkel. Jo sepse, nuk duam që ata të kenë një jetë më të mirë, por “sepse vendi ynë është thjesht i mbingarkuar”.

Edhe SPD e Të Gjelbrit e kanë marrë ndërkohë kthesën në lidhje me politikën e migracionit dhe duan të kufizojnë migracionin e parregullt në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka shkurtime në politikën ekonomike dhe sociale. “Realiteti po i detyron këto parti”, thotë politologu Werner Patzelt. Kursimet nuk janë “temë zemre” për partitë e majta.

Hija e globalizimit

Gjendja politike para zgjedhjeve për Parlamentin Europian 2024 dhe zgjedhjeve në tre lande federale në shtator mbetet e vështirë për të treja partitë pak a shumë të majta. Partia E Majta kërkon pa kompromis një politikë të kufijve të hapur. Për këtë politikë do të dalë kandidatja kryesore e së majtës për zgjedhjet europiane, Carola Rackete, aktiviste e klimës, e njohur si shpëtuesja në det të hapur të refugjatëve. Por në sondazhe emërimi i saj nuk sjell shumë pikë, në nivel federal E Majta vazhdon të qëndrojë nën 5%. Edhe SPD-së të dobësuar dhe Të Gjelbërve, Patzelt i rekomandon të hedhin sytë nga vendet skandinave, ku socialdemokratët ka kohë që ndjekin një politikë kufizuese migracioni.

Nga perspektiva e Patzelt partia e re e përfaqëson mirë përmbajtjen thelbësore të politikës së majtë. “Pra të jenë aty për njerëzit e thjeshtë që ndër të tjera rrezikohen nga globalizimi dhe migracionin që shkon paralelisht me globalizimin e rrezikon botën e tyre.” Tek partia e re Sahra Wagenknecht ky qëndrim është formuluar kështu. “Imigrimi dhe bashkëjetesa e kulturave të ndryshme mund të jenë pasuruese. Por kjo vlen për sa kohë që fluksi mbetet i kufizuar në masë të caktuar, dhe nuk e mbingarkon vendin dhe infrastrukturën tonë e për sa kohë integrimi mbështetet në mënyrë aktive dhe ka sukses.”/DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.