• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët dalin nesër para gjykatës së Elbasanit! Prokuroria kërkon arrest

19/12/2023
in Kronikë
Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët dalin nesër para gjykatës së Elbasanit! Prokuroria kërkon arrest

Të martën, 19 dhjetor, Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dënuarit përjetë Sokol Mjacaj, drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor. Burimet nga gjykata njoftuan se megjithëse njoftimi i masave ishte planifikuar për ditën e hënë, të akuzuarit do të dalin para gjykatës të martën në orën 10.00. Prokurori i çështjes Xhelian Seferi, dorëzoi të dielën kërkesat për caktimin e masave arrest me burg të cilat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Përveç autorit direkt të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. I dënuari Sokol Mjacaj dyshohet se e vrau me porosi Arben Lleshin për hakmarrje dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se kjo është bërë me anë të pakove të ushqimeve gjatë kohës që skanerët nuk punonin. Kontrolli në hyrje të burgut gjatë kësaj kohe është bërë manualisht nga punonjësit ndërsa skanerët janë vënë në punë vetëm pak ditë më parë, pasi Sokol Mjacaj kishte arritur të pajisej me armën që përdori në krim.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasjen në Angli të Agim Hoxhës në vitin 2012 dhe po e vuante dënimin në Shqipëri. Pak orë para vrasjes në qeli më 15 dhjetor, ministria e drejtësisë njoftoi se Sokol Mjacaj do izolohej sërish në sistemin 41 bis, dhe kjo dyshohet se ka përshpejtuar planet e tij. Atë ditë ai shkoi tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe e qëlloi me armë duke duke plagosur edhe shokun e qelisë.

TË AKUZUARIT

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Më të lexuarat

  • Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skema 10 milionë euro e AKSHI-t për biskota e çokollata, SPAK heton edhe rolin e Tatimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dyshekë dhe mbeturina në mes të “Myslym Shyrit”, Braçe nxjerr pamjet: Vatër infeksioni!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tajvani, nga një “copë baltë” në oqean në një kurth për Trump dhe Xi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë,” Rama nga Estonia: Jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ia zbuluan dhëndrit të Majlinda Bregut “iPhone 17” në burg? Ishte nën përgjim nga BKH-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!