AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

INTERVISTA/ Një divorc i anuluar në vitin 2019! Silvana Begaj: Edhe Suedia e shokuar nga vrasja e Liridonës

by SHT Media
18/12/2023
in Kryesore
6
0
INTERVISTA/ Një divorc i anuluar në vitin 2019! Silvana Begaj: Edhe Suedia e shokuar nga vrasja e Liridonës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbetet ende mister motivi i vrasjes që tronditi pak ditë më parë mbarë opinionin publik. Pas një darke me bashkëshorten dhe dy fëmijët Naim Musliu inskenoi një ngjarje si grabitje ku mbeti e vrarë nga një porositës prej tij, Liridona Ademaj. Burrë e grua me fëmijët ndodheshin me pushime në Kosovë por jetonim dhe punonin prej vitesh në Suedi. Pas ngjarjes së rëndë dhe arrestimit të Naim Musliut bashkë me autorin e krimit, dy fëmijët janë kthyer në Suedi. Si është përjetuar ngjarja atje? Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Silvana Begaj, prej më shumë se 10 viteve në Suedi, është bërë pjesë e stafit të Universitetit të Gävle, ndërkohë që nga Suedia drejton Rrjetin Panshqiptar të Diasporës. Në një intervistë për “Liberale.al” , Begaj flet për ngjarjen që thotë se ka tronditur edhe opinionin publik në Suedi dhe zbulon detaje mbi atë që mbetet ende mister dhe e pashpjegieshme; motivi i një krimi të paramenduar:

Çfarë flitet në Suedi, si është komentuar  dhe si është përjetuar këto ditë ngjarja e rëndë që ndodhi në Prishtinë, duke qenë se bëhet fjalë për një familje e cila jetonte dhe punonte në Suedi?

Suedia është në shok, si suedezët ashtu edhe komuniteti shqiptar. Çiftin e njihnin shumë familje shqiptare, duke e konsideruar si një çift normal. Naimi është rritur në Suedi dhe nga biseda edhe me suedezë më kanë lënë të kuptoj se ai ishte një djalë me kapacitet, ambicioz. Mënyra si ndodhi krimi ka bërë që të jetë kryefjala e ditës në Suedi. Ka pasur reagime të ndryshme, por besoj se janë më shumë reagime habie pasi nuk e prisnin një ngjarje të tillë.
Shumë nga miqtë e Liridonës zhvilluan homazhe në nder të saj ku lexohej qartë mesazhi në atë, që nuk arrinin ta besonin se ajo vajzë, në moshë të re u vra nga personi i cili në fakt, duhet të jepte jetën për të.

Kanë qarkulluar në media shumë pista. Komuniteti shqiptar a kishte dijeni për mosmarrëveshje të kaluara mes çiftit dhe a mendoni se krimi mund të parandalohej?

Problemi me komunitetin shqiptar në Suedi është që për shkak të numrit të paktë të shqiptarëve dhe sipërfaqjes së madhe të këtij shteti ka bërë e vështirë takimet e shpeshta.
Nga çfarë arrita të marr vesh është se ekziston një kërkesë divorci nga ana e Liridonës në vitin 2019, por asnjë nga palët nuk u paraqit duke e ndaluar si proces.

Personalisht mendoj se krime të tilla mund të parandalohen nëse veprohet në kohë. Duhet hequr njëherë e përgjithmonë fjala: Duro!

Në këtë rast nuk mendoj se ka pasur diçka që komuniteti mund ta shikoj, pra raste te dhunes. Mendoj se ky krim ka ardhur për shkak të fshehjes së një krimi tjetër po kaq të madh.

Nuk mendoj se ka qenë problem siguracioni dhe as problem ekonomik. Liridona ndoshta dinte diçka që nuk duhet ta dinte ose ishte në mes të një diçkaje që s’duhet të ishte.
Uroj dhe shpresoj që institucionet përkatëse ta zbardhin këtë çështje që shpirti i saj të prehet në paqe.

Ju, a keni ndonjë shpjegim me aq sa keni dëgjuar për ndonjë motiv dhe si përshkruhet Liridona apo edhe bashkëshorti i saj nga shqiptarët në Suedi?

Nuk mendoj se ka ndonjë arsye në bote që pasi kanë darkuar, bashkëshorti i cili ka ndarë shtratin për 13 vite të vrasë në sy të fëmijëve nënën e tyre. Personalisht mendoj se ky është krimi më i rëndë. Gjakftohtësia që ka treguar më bën të mendoj se ai me veprimin e tij ka dashur të shpëtojë nga pasoja të tjera më të rënda që ndoshta Liridona e ndjerë mund t’ia krijonte.

Ndërkohë për dy fëmijët e mbetur jetim, çfarë parasikojnë ligjet në Suedi?

Femijët e Liridona Ademaj janë shtetas suedez. Si pasojë e asaj që ndodhi ku nëna e tyre nuk jeton me dhe babai në burg ata i përkasin institucioneve të atij shteti. Duhet bërë një procedurë adoptimi nëse gjyshërit dëshirojnë të kujdesen për ta. Por për këtënuk do të ketë favorizime vetëm se janë gjyshërit, nëse ata nuk përmbushin kërkesat e adoptimit.

Dhe cili është mesazhi juaj për gratë që dhunohen e madje vritet sepse ka burra që mendojnë se ato janë pronë e tyre dhe se nga ky perceptim mesjetar ata kanë të drejtën t’i marrin asaj edhe jetën…

Gratë në Shqipëri, në Kosovë e në më shumë se gjysmën e botës dhunohen dhe ky është fakt. Fakt, fatkeqësisht, është edhe pranimi i dhunës si diçka normale dhe pjesë e martesës, familjes, bashkëjetesës.

Që në vogëli vajzat trajtohen ndryshe nga meshkujt e familjes. Ato janë pjesë e shërbimit kurse djemtë janë ata që urdhërojnë. Fajtorë jemi të gjithë! Të gjithë ne që kuptojmë se kjo gjë duhet të ndalojë.

Nje zog i rritur në kafaz ka frikë të fluturojë! Ne duhet jo vetëm t’i hapim dyert e kafazit, por edhe t’i japim krahë të fluturojnë deri sa të kuptojnë se Liria është diçka që ia vlen të luftosh.

Meshkujt janë qënie që kanë marrë formë e jetë nga një Grua! Kaq mjafton të kuptojne sasa të vegjël janë ata përpara forcës së saj.

Intervistoi: A.Muraçi/ Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.