• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

REFLEKSIONE nga Erl Kodra: Konteksti shqiptar i një teksti të Thomas S. Eliot

17/12/2023
in Kryesore
REFLEKSIONE nga Erl Kodra: Konteksti shqiptar i një teksti të Thomas S. Eliot

Nga Erl Kodra

Duke lexuar esenë e Thomas S. Eliot me titull “Tradita dhe Talenti Individual” më nxiti të mendoj se çfarë ka ndodhur me letërsinë shqiptare përgjatë shekullit të 20-të? A ka ajo një vazhdimësi historike të natyrshme? Çfarë pasojash pati metoda e realizmit socialist në letërsinë shqiptare, posaçërisht në poezinë shqipe? A duhet të vazhdojmë akoma me lajka letrare të pamerituara, shpesh herë përjashtuese dhe denigruese? Çfarë raporti kanë autorët tanë me traditën, dhe çfarë premton talenti individual në pasurimin e traditës tonë letrare?

Kur po ngjizej gjuha dhe letërsia shqipe në kapërcyell të shekujve, bota po pësonte ndryshime të thella dhe komplekse; shkenca, shpikjet dhe industrializimi po ndryshonte perëndimin, ndërsa filozofia politike po ndryshonte botën.

“Civilizimi ynë është bërë i shumëllojshëm dhe kompleks” thotë Thomas S. Eliot, dhe “kjo shumëllojshmëri dhe kompleksitet … duhet të prodhojnë rezultate të ndryshme dhe komplekse.” Kjo periudhë përkon me lindjen e modernizmit, si një nevojë për të kapur ritmin e zhvillimeve sociale dhe kulturore që po ndryshonin botën.

Në këtë periudhë, për shkaqe të njohura historike, letërsia shqiptare ishte në fillimet e saj. Për një gjuhë të vjetër, por të pasprovuar në vepra letrare komplekse – ngjashëm me gjuhët e mëdha si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe spanjishtja – ishte një sfidë serioze lëvrimi i saj, si në poezi, ashtu edhe në prozë. At’kohë letërsia shqipe numëronte vetëm një duzinë autorësh të mirënjohur, që endeshin mes rrjedhës së një romantizmi nacional dhe fillimeve të modernizmit.

Në mesin e viteve 40 erdhi goditja më e madhe që mund të vinte një letërsie të re si e jona. Komunistët shqiptar vendosën të ndalonin autorët më të mirë të saj (dhe jo vetëm) duke ndërprerë kështu përdhunshëm zhvillimin normal të një tradite të re. Asnjë autor i ri nuk mund të ndërvepronte më me De Radën, Mjedën, Fishtën, Konicën, Migjenin, Poradecin, Kutelin, Koliqin; më vonë me Bilal Xhaferrin, Arshi Pipën, Kasem Trebeshinën, Martin Camaj etj. Dhe kjo nuk ndodhte vetëm për faktin se pjesa më e madhe u ndalua rreptësisht nga censura komuniste, por vet metoda e realizmit socialist nuk lejonte që autorët e rinjë të vazhdonin natyrshëm traditën e atyre viteve.

Edhe mendimi kritik shqiptar iu përshtat më së miri të njëjtës metodë, përmes gënjeshtrave patetike dhe lajkave të pamerituara. Në të vërtetë, është e vështirë të gjendet një fjalor më adekuat për të përshkruar fallsitetin e asaj periudhe, që i kishte shpallur shkrimtarët dhe artistët si “ndihmës të Partisë në edukimin komunist të masave”.

Dëmi që iu bë letërsisë shqiptare nuk konsistonte vetëm në faktin se u ndaluan autorë të mirënjohur, por se u ndërpre rrjedha normale e zhvillimeve letrare. Askush nuk mund të shkruante ose të krahasohej me Mjedën, Fishtën, Poradecin, Konicën, Migjenin, pavarësisht se disa prej tyre nuk ishin të ndaluar. Në thelb ky është dëmi më i madh që i është bërë letërsisë shqiptare.

Në një lloj kuptimi, edhe letërsia e realizmit socialist është një lloj tradite, por ajo mbetet një traditë që asnjë autor nuk dëshiron të identifikohet përmes saj. Përjashto shkrimtarin Ismail Kadare që mendohet se ka shkruar disa romane që i kanë mbijetuar kohës (romane, jo poezi) pjesa tjetër është hedhur në kosh me dëshirë, si një plaçkë e ndotur, e mbushur me të pëgëra dhe erë mbytëse.

Në vitin 1990 letërsia jonë u zhytë në një mjegull, në njëlloj amoku të pakuptimtë. Imagjinoni pak gjendjen e letërsisë shqipe në vitet 30; pastaj imagjnoni “letërsinë dhe mendimin kritik” të realizmit socialit; dhe në fund imagjinoni letërsinë e pas viteve 90. A nuk ngjajnë me disa flluska ajri të vetmuara, të shkëputura nga njëra tjetra, ku pjesa më e ndritur mbetet ajo e viteve 30?

Thomas S. Eliot thotë se “asnjë poet, asnjë artist i asnjë arti, nuk ka kuptim të plotë i shkëputur nga mjedisi letrar. Rëndësia e tij është vlerësimi i marrëdhënies së tij me poetët dhe artistët e vdekur. Ju nuk mund ta vlerësoni atë vetëm; ju duhet ta vendosni atë, për kontrast dhe krahasim, midis të vdekurve. E kam parasysh këtë si një parim kritike estetike, jo thjesht historike”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!