AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

by SHT Media
02/11/2026
in Kosovë
6
0
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e sotme është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi bazën e fakteve dhe argumenteve. Ramadani njoftoi se puna e komisionit do të përfshijë tri faza: fazën e hetimeve, që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.

“E kujtojmë që rasti i Arlinda Zekajt është alarm serioz për të gjithë ne dhe, prandaj, qëllimi është që ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, është komision që nuk do të bëjë raport politik, por do të bëjë raport mbi bazën e fakteve”.

Nënkryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, u shpreh i përkushtuar që kjo çështje të trajtohet me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.

“Për të hetuar dhe verifikuar në detaje secilin veprim, mosveprim dhe mospërmbushje të obligimeve ligjore nga institucionet përgjegjëse… Shpreh dedikimin dhe përkushtimin tim që këtë rast ta trajtojmë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të madhe e të plotë, në secilin detaj”.

Anëtarja tjetër e komisionit, Besa Kabashi Ramaj nga PDK-ja, ka kërkuar angazhimin e ekspertëve të pavarur për një vlerësim sa më profesional të rastit. Gjithashtu, ajo ka kërkuar që të ftohen për intervistim, lidhur me përgjegjësitë institucionale, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ndërtimin e kronologjisë institucionale ta bëjmë nga denoncimi i parë deri te vrasja, duke kërkuar çdo veprim ose mosveprim […] angazhimin e ekspertëve të pavarur për një vlerësim profesional dhe objektiv. Propozoj që në kalendarin e dëgjimeve të përfshihen ministrja e Drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme dhe kryeministri”.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, u shpreh se anëtarët e komisionit kanë përpara një përgjegjësi të rëndësishme në trajtimin e kësaj çështjeje.

“E ndjera Arlinda i ka thënë të gjitha ato që ne sot nuk mund t’i themi dhe e jona është të punojmë shumë në këtë komision hetimor”.

Anëtarët e komisionit do të mblidhen sërish të premten, kur secili prej tyre pritet të prezantojë planin konkret të veprimit për trajtimin e rastit. Komisioni ka 11 anëtarë dhe mandat maksimal prej gjashtë muajsh.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte dërguar një letër institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

02/11/2026

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

02/11/2026

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

02/11/2026

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

02/11/2026

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

02/11/2026

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

02/11/2026

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

02/11/2026

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

02/11/2026

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

02/11/2026

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

02/11/2026

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

02/11/2026

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

02/11/2026

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

02/11/2026

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pse PD, nuk është më opozita
  • Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.