AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

by Alb Times
02/11/2026
in Opinion
6
0
Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fitim Zekthi

Protesta, e cila ka nisur në qershor të këtij viti dhe në tetor u shndërrua në një lloj revolte të dhunshme rinore studentore, duket se ka hyrë në një fazë të re. Ajo është bërë më e qetë, por jo si gjatë verës. Ruhet përditshmëria e saj, duke u bërë më e gjallë dhe duke marrë një formë disi më të zhurmshme gjatë fundjavës. Kjo duket se do të vijojë derisa kjo qeveri të jetë në këmbë. Ky është lajmi bazë i protestës.

Të shtunën që kaloi, protesta prodhoi edhe një lajm tjetër, i cili shkaktoi gjithashtu debat. Partia Demokratike kërkoi t’i bashkëngjitej protestës dhe u përball me protestues që nuk e donin atë në protestë. Partia Demokratike reagoi duke thënë se protesta nuk ka një pronar dhe se njerëzit e Partisë Demokratike nuk i duan njerëzit e partisë së Arlind Qorit etj.

Lajmi mbi përplasjen e PD-së me protestën është një lajm shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Partia Demokratike do të duhet të shihet si një forcë e rëndësishme e protestës, do të duhet të pritej dhe të mirëpritej prej saj, përderisa bëhet fjalë për një protestë që është në thelb kundër qeverisë dhe kërkon rrëzimin e saj. Mirëpo, ka një problem themelor: pse protesta nuk e pranon PD-në? Gjëja e parë që duhet të bëjë PD-ja është të kuptojë thelbin e protestës; çfarë është ajo, çfarë kërkon dhe çfarë përfaqëson.

Protesta ka shumë ngjyra, shumë rryma dhe shumë kërkesa. Në të marrin pjesë shtresa dhe kategori të ndryshme, por ajo që, që në fillim, i përbashkon të gjitha ngjyrat, rrymat dhe shtresat në një gjë është se ajo është kundër establishmentit. Protesta është në thelb një frymë antiestablishment.

Fryma e protestës, që ditën e parë, artikuloi qartësisht se ajo ishte kundër mënyrës se si qeverisej Shqipëria, ishte kundër klasës politike që kishte qeverisur vendin dhe ishte kundër krijimit të një shtrese, ose gati një kaste, politikanësh dhe vendimmarrësish që për vite me radhë, madje për dekada, drejtonin qeverinë, parlamentin dhe partitë kryesore të vendit. Për protestën nevojitet një përmbysje e plotë e këtij moçali, e kësaj kënete. Kjo lloj fryme ishte e përbashkëta e saj. Kjo lloj fryme bëri që ajo të ishte protesta më e madhe dhe më përfshirëse e shoqërisë shqiptare.

Në qendër të saj ishte rinia. Të gjithë e kujtojnë qershorin dhe bulevardin që brohoriste dhe bërtiste nga zërat e rinisë.

Me kalimin e kohës pati, dhe ka edhe më shumë, përpjekje për ta prishur këtë frymë, për t’i dhënë protestës diçka më të ngushtë, për ta bërë atë të përfaqësojë diçka më të kufizuar ose për t’ia dobësuar atë që përfaqëson. Këto përpjekje arritën diçka, duke e zbehur disi zërin e kësaj fryme, por nuk e shuan dot dhe nuk mund ta shuajnë. Ajo nuk shuhet, sepse është bartëse e një mase dërrmuese të asaj që mendon shoqëria.

Edhe revolta ishte brenda kësaj fryme. Revolta erdhi në një moment kur protesta kishte humbur ritmin dhe fuqinë, por jo frymën. Revolta mund ta humbasë ritmin dhe fuqinë, por jo frymën. Mund të mos jesh dakord me protestën, mund të kesh mendime shumë të ndryshme nga ato që përfaqëson ajo, por nuk mund ta mohosh se kjo frymë ekziston.

Partia Demokratike duhet ta kuptojë në radhë të parë protestën dhe më pas të gjejë një përgjigje ndaj saj, në mënyrë që të rezonojë me të, në mënyrë që frekuenca që përfaqëson PD-ja të jetë e njëjtë me atë që përfaqëson protesta.

PD-ja duhet, duke qenë se edhe pretendon prej disa kohësh se është një forcë konservatore, të flasë dhe të jetë kundër establishmentit. PD-ja duhet të thotë, siç thonë partitë që janë kundër establishmentit, se do të thajë kënetën, se do të largojë politikanët që kanë dekada në politikë, se do ta pastrojë politikën nga njerëzit e korruptuar, se do ta çlirojë biznesin nga kontrolli i pak bizneseve që duket se janë partnerë të vazhdueshëm të qeverive dhe se do ta pastrojë median nga njerëzit që prej 30 vitesh kontrollojnë narrativën dhe u shërbejnë qeverive.

PD-ja duhet të deklarojë se vendi ka nevojë për një mënyrë të re të bërjes së politikës dhe për një transformim e reformim të plotë të klasës së re politike. Duhet të thotë se është kundër riciklimit të së njëjtës politikë. Vetëm kështu ajo do të rezonojë me protestën.

Nëse PD-ja mendon ndryshe, atëherë duhet ta thotë dhe duhet ta bindë shoqërinë se e ka gabim. Nëse mendon ndryshe dhe beson se ajo është opozita e duhur, me idetë dhe njerëzit e duhur për të ndryshuar dhe rregulluar Shqipërinë, atëherë PD-ja duhet të thërrasë vetë një protestë të madhe dhe ta zbehë apo dobësojë protestën e rinisë në mënyrë të vetvetishme.

Partitë që janë në protestë, si ajo e Arlind Qorit apo e Agron Shehajt, nuk e përfaqësojnë protestën, por protesta nuk i përzë, sepse nuk i konsideron establishment. Kjo është sfida e PD-së: të mos shihet si establishment, por si një forcë antiestablishment. Atëherë ajo jo vetëm që do të jetë në protestë, por ndoshta do të jetë edhe drejtuese e saj. /Marrë nga Mapo.al/

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

02/11/2026

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

02/11/2026

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

02/11/2026

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

02/11/2026

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

02/11/2026

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

02/11/2026

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

02/11/2026

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

02/11/2026

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

02/11/2026

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

02/11/2026

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

02/11/2026

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

02/11/2026

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

02/11/2026

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pse PD, nuk është më opozita
  • Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.