AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

by Alb Times
02/11/2026
in Botë
6
0
Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi atë. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit, Serbia përballet me një sfidë që shkon përtej ndryshimit të Qeverisë: hetimin e korrupsionit, shkëputjen e institucioneve nga ndikimi politik dhe përcaktimin e përgjegjësisë për abuzimet e dyshuara gjatë sundimit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Dy analistë në Beograd vlerësojnë se hetimet mund të arrijnë deri te ish-presidenti, por paralajmërojnë se përgjegjësia politike nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përgjegjësi penale.

“Besoj se hetimi do të duhej të arrinte edhe te Vuçiçi, ashtu siç ndodhi në Kroaci me Sanaderin”, thotë Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, duke iu referuar ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i dënuar për korrupsion.

Edhe Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, e konsideron të vështirë që prokuroria e re të mos e hetojë rolin e Vuçiçit. Megjithatë, ai paralajmëron se akuzat që mund të provohen në gjykatë mund të jenë më të kufizuara sesa presin qytetarët.

Në një diskutim për emisionin “Most” të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, të dy analistët flasin për mundësinë e ndjekjes penale të ish-presidentit serb dhe sfidat e pushtetit të ri për t’u përballur me trashëgiminë e regjimit të mëparshëm.

Nga tragjedia në Novi Sad te ndryshimi i pushtetit

Ndryshimi politik në Serbi erdhi pas një vale protestash të nxitura nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Tragjedia, në një objekt të rinovuar, ngriti dyshime për korrupsion, neglizhencë dhe mungesë mbikëqyrjeje në projektet publike. Studentët, të cilët u vunë në krye të protestave, kërkuan publikimin e dokumentacionit të rinovimit dhe përgjegjësi për viktimat. Me kalimin e kohës, kërkesat e tyre u zgjeruan, duke e shndërruar lëvizjen në një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin.

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare shënoi humbjen e pushtetit nga SNS-ja, pas vitesh dominimi në politikën serbe, dhe solli një zhvillim të pazakontë në politikën serbe: një lëvizje pa udhëheqës të vetëm arriti të mposhtte një parti me strukturë të fuqishme dhe ndikim të gjerë institucional.

Sipas Spasojeviçit, studentët zhvilluan një fushatë të mirorganizuar, me kandidatë të përgatitur dhe prani të vazhdueshme në terren, duke arritur rezultat më të mirë sesa parashikimet më optimiste. Por, ai pret që fitorja e tyre të pasohet nga një riorganizim i thellë i skenës politike.

“Na pret gjithsesi një rindërtim i skenës politike dhe qysh në zgjedhjet e para të ardhshme do të kemi dy milionë votues që do të kërkojnë aktorë të rinj”, thotë Spasojeviç.

Popoviç vlerëson se suksesi i studentëve krijon mundësi për ripërtëritjen e partive politike, të dobësuara si nga “sundimi autokratik”, ashtu edhe nga problemet e tyre të brendshme. Ai kujton se shumica e partive opozitare e mbështetën Listën Studentore, ndërsa ato që garuan veçmas, nuk arritën të siguronin mbështetje të konsiderueshme. Për Popoviçin, fitorja dëshmon edhe refuzimin e një modeli qeverisjeje, ku pushteti përqendrohet në duart e një udhëheqësi.

“Në këtë moment, shumica e Serbisë i tha jo sistemit autoritar”, thotë ai.

A ka bazë për ndjekjen penale të Vuçiçit?

Përgjegjësia e mundshme penale e ish-presidentit serb është ndër çështjet më të ndjeshme të tranzicionit politik. Spasojeviç kujton se Vuçiç ishte pozicionuar publikisht si vendimmarrësi kryesor, ndonëse vendimet e tij zbatoheshin nga ministra dhe zyrtarë të tjerë me kompetenca formale.

“Vuçiç e kishte pozicionuar veten në publik si aktorin kryesor. Ai jepte urdhra, ndërsa vendimet e tij zbatoheshin nga ministrat, ndihmësit dhe persona të tjerë që kishin kompetenca për ta bërë këtë”, thotë Spasojeviç.

Për këtë arsye, ai pret që hetimet të nisin nga zyrtarët që kishin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për zbatimin e vendimeve. Megjithatë, sipas tij, ka bazë për të shqyrtuar edhe rolin e Vuçiçit, veçanërisht në rastin e shembjes së strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Spasojeviç vlerëson se ekzistojnë prova që mund të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të ish-presidentit në përshpejtimin e punimeve, të cilat, sipas tij, Vuçiç kishte interes t’i përfundonte sa më shpejt për qëllime të promovimit politik. Edhe Popoviç pret që roli i Vuçiçit të bëhet objekt hetimi, duke pasur parasysh përqendrimin e pushtetit në duart e tij.

“E kam të vështirë ta imagjinoj që prokuroria e re të mos merret në mënyrë të veçantë me Vuçiçin, si bartësin e gjithë pushtetit në sistemin autokratik piramidal që ai krijoi”, thotë Popoviç.

Por, ai bën dallimin mes dyshimeve për përgjegjësi dhe provave të nevojshme për ngritjen e një aktakuze.

“Pyetja tjetër është se për çfarë do të arrijnë të gjejnë prova të mjaftueshme dhe për çfarë do të mund ta akuzojnë. Kjo, me gjasë, do të jetë më pak sesa presin qytetarët”, thotë ai.

Sipas Popoviçit, hetimet mund të kërkojnë dokumente, dëshmi dhe bashkëpunimin e personave që kanë qenë pjesë e sistemit të mëparshëm. Ai thekson se pritjet e publikut nuk duhet të ndikojnë në respektimin e procedurave ligjore.

A do të përsëritet përvoja pas Millosheviçit?

Serbia është përballur edhe më parë me sfidën e vendosjes së përgjegjësisë pas ndryshimit të pushtetit. Rrëzimi i ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, më 5 tetor 2000, hapi rrugën për reforma demokratike dhe premtime për shkëputje nga praktikat e regjimit të mëparshëm. Por, një pjesë e këtyre premtimeve mbeti e parealizuar.

Një shembull është përpjekja për pastrimin e institucioneve nga zyrtarët përgjegjës për shkelje gjatë ushtrimit të pushtetit – një proces i njohur si lustracion. Popoviç kujton se Serbia kishte miratuar një ligj për këtë qëllim, i cili mbeti në fuqi për dhjetë vjet, por nuk u zbatua asnjëherë.

Sipas tij, komisioni që duhej ta zbatonte ligjin nuk u formua, pasi partitë e regjimit të rrëzuar, tashmë në opozitë, refuzuan ta emëronin përfaqësuesin e tyre. Lista Studentore ka premtuar zbatimin e këtij procesi, krahas konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Por, Spasojeviç dyshon se pastrimi i institucioneve do të jetë gjithëpërfshirës.

“Kam frikë se një lustracion më i gjerë ndoshta nuk do të ndodhë”, thotë ai.

Sipas tij, më i realizueshëm mund të jetë presioni nga brenda institucioneve për largimin e personave që kanë kontribuar në keqpërdorime. Popoviç, nga ana tjetër, paralajmëron se përballja me të kaluarën nuk duhet të shndërrohet në hakmarrje politike.

Ai thekson se përjashtimi i zyrtarëve nga funksionet publike është proces juridikisht i ndërlikuar dhe se personave të prekur duhet t’u garantohet e drejta për t’i kundërshtuar vendimet.

“Këto masa mund të jenë të dobishme, por duhet të zbatohen me kujdes. Ato nuk guxojnë të shndërrohen në gjueti shtrigash. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen”, thotë Popoviç.

Pasuritë e dyshimta, një tjetër provë për pushtetin e ri

Një tjetër sfidë do të jetë hetimi i pasurive të fituara gjatë viteve të sundimit të SNS-së. Popoviç vlerëson se në Serbi është krijuar një shtresë njerëzish jashtëzakonisht të pasur, burimi i pasurisë së të cilëve ngre dyshime serioze.

Ai përmend vila luksoze dhe avionë privatë në pronësi të personave të lidhur me pushtetin, si shembuj të pasurimit që ka nxitur pakënaqësi në shoqëri. Për këtë arsye, Popoviç beson se reformimi i administratës tatimore duhet të jetë ndër përparësitë e Qeverisë së re, në mënyrë që të hetohet prejardhja e pasurive dhe të mundësohet konfiskimi i atyre që provohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, kjo qasje mund të japë rezultate më konkrete sesa një proces i gjerë i përjashtimit nga funksionet publike. Por, zbatimi i reformave do të varet edhe nga aftësia e pushtetit të ri për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve, të cilat për vite me radhë kanë qenë nën ndikimin e strukturave të mëparshme politike.

Spasojeviç paralajmëron se Vuçiç po përpiqet t’i mbajë të bashkuar mbështetësit e tij dhe ta pengojë shpërbërjen e strukturave që ka ndërtuar.

Për të dy analistët, fitorja e Listës Studentore është vetëm fillimi i një procesi shumë më të ndërlikuar. Pushteti i ri duhet të dëshmojë se mund të ndërtojë institucione të pavarura, të afta të hetojnë edhe ish-zyrtarët më të lartë, pa ndërhyrje politike dhe pa paragjykuar përgjegjësinë e tyre.

Për Spasojeviçin, kjo është veçanërisht e rëndësishme për të shmangur përsëritjen e gabimeve të bëra pas rrëzimit të Millosheviçit, kur Serbia nuk arriti të përballej plotësisht me trashëgiminë e regjimit të mëparshëm.

“Nëse tani nuk ndëshkojmë askënd, atëherë në të ardhmen do të na shfaqet një udhëheqës i ngjashëm”, përfundon Spasojeviç. /REL/

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

02/11/2026

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

02/11/2026

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

02/11/2026

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

02/11/2026

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

02/11/2026

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

02/11/2026

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

02/11/2026

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

02/11/2026

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

02/11/2026

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

02/11/2026

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

02/11/2026

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

02/11/2026

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

02/11/2026

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!
  • Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.