AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pse PD, nuk është më opozita

by Alb Times
02/11/2026
in Opinion
6
0
Lodhesh kot Sali!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Le të thotë gjithë ditën dhe natën Sali Berisha se “PD është opozita e Edi Ramës, se unë jam kryetari opozitës”, apo dhe profka të tjera.

Tanimë Shqipëria dhe Edi Rama, njeh si “opozitë vetëm Flamingot dhe studentët”, por jo dhunuesit. Tanimë Edi Rama, po punon, dhe po gjen rrugët e zgjidhjes, me të vetmen opozitë, “protestën e studentëve”.

Ishte ajo që e nxiti kryeministrin Rama, të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të domosdoshëm, për të pasqyruar dhe qenë sa më pranë halleve dhe problemeve të studentëve. Ishte pikërisht protesta e studentëve (dhe jo e dhunuesve huliganistë) ajo që nxiti Edi Ramën, të përmirësoi Kodin Penal, të rrisë kontributet financiare ndaj studenteve, dhe rishikojë ndihmat ekonomike ndaj qytetareve. Pra, sot e tutje, edhe pse jo zyrtare, opozita reale e qeverisë Rama, mbetet vetëm 1, protesta e studenteve.
Edi Rama, e ka ndarë protestën e tyre nga dhuna, djegiet, shkatërrimet, vjedhjet, pasi ato i takojnë një grupimi tjetër, i takojnë vandalëve historikë të Sali Berishës. As nuk e kishte menduar kurrë Berisha se, rruga që zgjodhi, duke futur mes studenteve “grupimin e zjarrit”, do ti sillte fatin e keq.

Ai sot dhe Partia Demokratike, nuk  janë më opozita. deputetët e Saliut, janë përzënë nga studentet, komisarët e Saliut janë flakur tutje nga studentet, që janë të zhgënjyer nga ajo “palo opozitë”, që kurrë nuk ka qenë e denjë të përfaqësojë as interesat e demokrateve në Parlament. Opozita e Saliut mbetet apatike, e zbrazët, mashtruese, dhe e paaftë të sjellë shpresën dhe besimin tek shqiptaret. Protesta e “flamingove” dhe ajo e studenteve paqësorë, ndau përfundimisht nga mëdyshja e shqiptarët, duke pozicionuar partinë e Saliut si “parti dhe opozitë që i shërben vetëm një njeriu”.

Tani nuk ka pikën e dyshimit që, edhe vetë Edi Rama në daljet e tij mediatike, i drejtohet dhe komunikon vetëm me studentët dhe shqiptaret e paangazhuar. Edi Rama, nuk ka pse të merret më me, idiotësitë, kërkesat, dhe trillet e një opozite që aktualisht po braktiset edhe nga baza e saj në rrethe. Shqiptaret sot, njohin verbalisht dhe realisht vetëm studentët si opozitë serioze.

Eshtë pikërisht protesta e tyre, që po sjell ndryshimet në vendimmarrjet e kryeministrit, duke dashur të rrisë realisht  performancën e qeverisjes, dhe jo presioni i një opozite anemike, që ka për kryetar një 83 vjeçar, kryetar i përjetshëm. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet gjithmonë “dorështrirë” për dialog ndaj studentëve paqësorë, por kurrë ndaj vandalëve, zjarrvënësve, dhe hajdutëve të një opozite destruktive. Duke klasifikuar si “opozita reale e këtij vendi” studentet, Edi Rama ka vendosur të përmirësojë realisht dukshëm qeverisjen qendrore dhe vendore të Shqipërisë, në dobi të qytetarit.

Ndoshta duhej të ndodhte protesta, që Rama të “tundte nga themelet” ministritë, drejtoritë, dhe çdo strukture parazite qeveritare, që deri tani, ka vegjetuar  dhe abuzuar me hallet dhe  problemet  e shqiptareve.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

02/11/2026

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

02/11/2026

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

02/11/2026

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

02/11/2026

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

02/11/2026

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

02/11/2026

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

02/11/2026

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

02/11/2026

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

02/11/2026

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

02/11/2026

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

02/11/2026

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

02/11/2026

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

02/11/2026

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!
  • U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.