AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

by Alb Times
02/11/2026
in Botë
6
0
SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi dhe mik me Aleksandar Vuçiç, u ndalua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme rreth 45 miliardë dinarë, apo afërsisht 380 milionë euro, nga kasaforta e bankës.

Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi më 2 nëntor se, përveç Macurës, u ndaluan edhe dy punonjës të lartë të bankës: drejtori i departamentit që menaxhon paratë e gatshme, G.M., dhe një zyrtar tjetër i këtij departamenti, I.P.

Sipas Prokurorisë, Macura dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për të marrë para nga banka, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë. Ata dyshohet se i kanë dhënë kartelat e tyre të hyrjes në kasafortë ose ia kanë mundësuar hyrjen duke e shoqëruar, edhe pse ai nuk kishte autorizim për të hyrë aty.

Prokuroria bëri të ditur se më 31 tetor dhe 1 nëntor janë kontrolluar ambientet e Alta Bankës dhe banesa e Macurës. Gjatë kontrolleve është bërë edhe numërimi i parave të gatshme që ndodheshin në kasafortën e bankës. Tre të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe pritet të merren në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Avokati i Macurës, Isa Spahoviç, tha për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është dorëzuar vendimi për ndalim. “Nesër ai do të dalë para Prokurorisë, e cila do t’ia paraqesë hollësitë e rastit, përfshirë veprën penale për të cilën dyshohet, dhe do t’i kërkojë të deklarohet lidhur me akuzat. Ai ka të drejtë të deklarohet dhe mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë”, tha Spahoviç.

Ndalimi vjen vetëm disa ditë pasi Banka Qendrore e Serbisë ia hoqi Alta Bankës licencën e veprimtarinë, pas përkeqësimit të gjendjes së saj financiare.

Kush është Davor Macura?

Macura është një biznesmen serb, i cili e nisi veprimtarinë e tij me një këmbimore valutore në Beograd, në vitin 2008, dhe më pas e zgjeroi biznesin në sektorin bankar, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe tregti. Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.

Në letrën e 14 tetorit, Wilson ngriti pretendime për përfshirjen e Alta Bankës në pastrim parash dhe kërkoi që Macurës t’i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan.

Kush është Davor Macura?

Macura është një biznesmen serb, i cili e nisi veprimtarinë e tij me një këmbimore valutore në Beograd, në vitin 2008, dhe më pas e zgjeroi biznesin në sektorin bankar, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe tregti.

Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.

Në letrën e 14 tetorit, Wilson ngriti pretendime për përfshirjen e Alta Bankës në pastrim parash dhe kërkoi që Macurës t’i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan. Alta Banka i kishte hedhur poshtë këto pretendime në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.

Macura nuk ishte nën sanksione amerikane në kohën kur u bë kjo kërkesë. Për momentin, nuk ka informacione që dëshmojnë ndonjë lidhje mes ndalimit të tij dhe kërkesës së mëhershme për sanksione. /REL/

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

02/11/2026

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

02/11/2026

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

02/11/2026

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

02/11/2026

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

02/11/2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

02/11/2026

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

02/11/2026

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

02/11/2026

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

02/11/2026

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

02/11/2026

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

02/11/2026

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

02/11/2026

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

02/11/2026

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden
  • Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.