Presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi ashpër kryeministrin socialist të Spanjës Pedro Sanchez të cilin ai e përshkroi si një “diktator” gjatë vizitës së tij në Madrid.
“Spanja mirëpriti qindra mijëra argjentinas që iknin nga varfëria dhe mungesa e një të ardhmeje, fryte të socializmit katastrofik të shekullit të 21-të të cilin e vuani rregullisht me diktatorin e papranueshëm Pedro Sanchez”, tha ai në një fjalim në një forum ekonomik.
55-vjeçari e quajti gjithashtu kreun e qeverisë spanjolle një “hajdut” dhe një udhëheqës “të korruptuar”. Në fjalimin e tij, Milei u bëri thirrje spanjollëve të “nxirrin socialistët jashtë”, pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 29 nëntor, rezultati i të cilave është shumë i pasigurt.
Lidhur me emigracionin, Milei akuzoi qeverinë e majtë të Pedro Sanchez se po inkurajon, për arsye elektorale, një “pushtim” emigracioni, duke përmendur shembullin e enklavës Ceuta dhe duke shprehur shqetësimin e tij të madh. “Stanjacioni ekonomik, i kombinuar me papërgjegjshmërinë migratore, po përcakton një rrugë rënieje për të ardhmen që do të jetë shumë e vështirë të përmbyset”, tha ai.
The post Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
Burimi: Lajme ndërkombëtare
