AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!

by Alb Times
21/10/2026
in Politikë
6
0
Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!

Foto: Politika

6
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre.

Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve.

“Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruaj pushtetin e tij. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët t’i kthejë kundra tyre.’, tha Berisha gjatë videomesazhit për qytetarët shqiptarë, shkruan A2.

“Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga ministra e brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që t’u faturohen studentëve. Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që kapën na flagrancë me video”, u shpreh kryetari i PD-së gjatë videomesazhit të tij.

Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:

“Hipokrizia dhe cinizmi i padrinos vazhdon, vetëm pak orë pasi zhyti Tiranën nën terrorin e mercenarëve të paguar.

Pasi mbuloi për orë të tëra rresht qiellin e Tiranës me re të zeza gazi lotësjellës dhe djegës.

Pasi përdori bomba shurdhuese dhe breshëritë e plumbave të gomës duke çarë barkun dhe shpuar kafkën e studentëve heronj.

Dhe pasi ju ripërsëriti si mizor shqiptarëve mbrëmë, pamje të mirëfillta lufte, Edi Rama vazhdon hipokrizinë e tij, cinizmin e tij ekstrem duke ftuar studentët në dialog.

Por kësaj here nuk vendosi karrige luksi, por plastike e teneqeje.

E përsëris edhe një herë;

Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme! Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë!

Jep dorëheqjen, pasi vetëm dorëheqja e fut vendin në shinat e normalitetit.

Ditën e djeshme, plani i Edi Ramës për terrorin e kuq dështoi.

Falë heroizmit të studentëve të cilët nuk u frikësuan përpara dhunës dhe terrorit, por dhe falë pedagogëve guximtar, që duke dalë në mbështetje të studentëve te tyre, fëmijëve të shqiptarëve, e shkërmoqën strategjinë e dhunës dhe terrorit e kuq.

Por Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar.

Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit.

Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre.

Kjo u duk qartë dje;

Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministra e Brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur

‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë, sulmuar bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve.

Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që e kapën na flagrancë me video, këtë grup terrorist që u lëshua nga ambientet e ministrisë se krimit, e cila parandaloj një tragjedi absolutisht të stisur nga Edi Rama.

Ftoj qytetarët të bashkohen sot me studentët, si e vetmja mënyrë për tu ndarë sa me shpejt me Padrinon dhe narkoshtetin e tij.

Në videomesazhin e tij të sotëm, Edi Rama gjysmën e kohës foli për dialogun, ndërsa gjysmën tjetër vijoi kërcënimet e tij, pjesë e strategjisë së terrorit të kuq.

Kërcënoi me ndëshkime konstante, ligjore, financiare etj.

Kërcënoi studentët që rreh barbarisht, me ndëshkime për ato krime, që dje tentoi të kryente vet me grupin e maskuar që lëshoi nga ministria.

Partia Demokratike garanton çdo protestues, student apo qytetar se me largimin e Padrinos nga pushteti, çdo dhunues i tyre do të ndëshkohet në përputhje me ligjet më të rrepta, dhe çdo protestues do të dekorohet dhe do të dëmshpërblehet 100% për dëmet që ka pësuar dhe dënimet e pamerituara që ka marrë.

Ndaj dhe një herë, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët sot.

Terrori dhe destabiliteti nga Edi Rama, nuk kanë vend në Shqipërinë e vitit 2026.

Zgjidhja për të qetësuar tensionet.

Zgjidhja për të kthyer stabilitetin dhe normalitetin në vend.

Zgjidhja për të kthyer rendin dhe sigurinë.

Zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, është një dhe vetëm një.

Dhe në këtë pikë nuk është dialogu, por është thirrja më e dëgjuar sot në rrugët e Tiranës.

Është thirrja e shkruar kudo në rrjete sociale dhe nëpër muret e Tiranës.

Është thirrja e shkruar sot në zemrat e mbarë shqiptarëve

Zgjidhja është: Rama jepe dorëheqjen!”.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

21/10/2026

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

21/10/2026

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

21/10/2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

21/10/2026

“Lista synon forcimin e faktorit tonë”- Bashkimi i partive shqiptare në Serbi, Kamberi: Edi Rama të na mbështesë publikisht!

21/10/2026

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

21/10/2026

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

21/10/2026

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

21/10/2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

21/10/2026

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

21/10/2026

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

21/10/2026

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

21/10/2026

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

21/10/2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

21/10/2026

Përfundon takimi Putin-Witkoff në Shën Petersburg, çfarë diskutuan

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?
  • U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.