Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka qenë në terren pranë një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, të dëmtuara nga protesta.
Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimaj ka bërë të ditur se po verifikohen dëmet e shkaktuara në pronën publike, ndërsa ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë pa ndërprerje.
Reagimi:
Në terren, pranë një prej filialeve të Postës Shqiptare të dëmtuara nga aktet e dhunës në Tiranë.
Shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të ndalet!
Pavarësisht dëmeve të shkaktuara ndaj pronës publike, mbetemi të angazhuar për të garantuar vijimësinë e shërbimeve të përditshme.
Pensionistët dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime pranë filialeve të dëmtuara mund t’u drejtohen filialeve të tjera të Postës Shqiptare.
Siguria e qytetarëve dhe vijimësia e shërbimeve mbeten prioriteti ynë.
Burimi: Lajme ndërkombëtare
