• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

17/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi dëshmitarë të një faze të re të “bamirësisë” së detyruar. Kemi kaluar nga kërkesat për donacione nga populli, te kërkesat e “donacioneve” që vijnë nga vartësit dhe klientela e skllavopronarit Allajbeu.Madje, vetë QSUT ka dalë hapur me një shpallje zyrtare ku kërkon “donacione” për pajisje IT (281 kompjutera, 210 printera, 3 fotokopje) dhe një listë të gjatë aparaturash mjekësore: 15 respiratorë, 6 laringoskopë, 6 defibrilatorë, 1 brakiterapi, 5 monitorë pacienti, 5 elektrobisturi, 2 kulla endoskopie/kolonoskopie, 50 shiringa elektrike, 1 video laringoskop, 5 EKG, 2 EEG, 2 mikroskopë kirurgjikalë, 3 prova ushtrimore, 2 holter ritmi dhe 2 holter presioni.

Por, mos u gënjeni: këto dhurime janë thjesht një kurth për t’ua futur taksapaguesve.

Skema është e thjeshtë, por mbytëse. Sapo kompanitë e vartësve të Allajbeut “dhurojnë” një pajisje mjekësore, QSUT bëhet “pronare” e një problemi. Në momentin që pranon këtë dhuratë, institucioni lidhet pazgjidhshmërisht me dhuruesin për shkak të specifikave teknike.

Si funksionon ky zinxhir:

  • Pajisjet e dhuruara kërkojnë mirëmbajtje periodike, pjesë këmbimi, përditësime softuerike dhe servisim të autorizuar.
  • Këto shërbime specifike mund të kryhen vetëm nga kompania prodhuese ose distributorët e saj të autorizuar, duke eliminuar çdo mundësi për konkurrencë reale.
  • Kjo e detyron QSUT të shpallë tenderë për mirëmbajtje “Full Risk” ku fituesi është tashmë i paracaktuar, pasi vetëm “dhuruesi” zotëron licencat e nevojshme për ta kryer punën.
  • Në afat të gjatë, kostot për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve “falas” mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë vlerën e blerjes së vetë aparaturës, duke siguruar fitime të garantuara për vartësit e Allajbeut.

Kjo tabelë është “varri” i transparencës në QSUT. Në pamje të parë, donacioni duket si një akt human, por në realitet është një kurth financiar i ngritur për të zhvatur miliona nga buxheti i shtetit.

FAZA 1: “Dhuratat” që hapin derën (Pajisje Mjekësore)

Këtu nis mashtrimi. Kompanitë hyjnë në QSUT nën petkun e “bamirësit”, duke instaluar pajisje që do t’i kushtojnë taksapaguesit shumë më shtrenjtë në të ardhmen:

  • Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka instaluar pajisje mjekësore Philips (Loti 53) me vlerë 36,783,240 lekë.
  • Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka instaluar Ekokardiografi me vlerë 21,270,000 lekë.
  • Biometric Albania SHPK (Artur Kadareja): Ka instaluar pajisje anestetike dhe të frymëmarrjes me vlerë 5,870,000 lekë.

FAZA 2: Fatura e përjetshme (Kontratat “Full Risk”)

Sapo pajisja është instaluar, “bamirësia” merr fund dhe fillon zhvatja. Vartësit e Allajbeut marrin kontrata “Full Risk” ku çmimi nuk ka fund:

  • Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka siguruar plot 47,902,600 lekë nga kontratat për CT Skaner (22,265,000 lekë) dhe pajisje të tjera GE (25,637,600 lekë).
  • SAER Medical SHPK (Ridi Cipo): Ka kapur 15,209,999 lekë vetëm për mirëmbajtjen e pajisjeve Mediso.
  • Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka siguruar 4,168,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Philips.
  • MEDFAU SHPK (Shkëlqim Verdha): Ka arkëtuar 3,390,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Siemens.

Kjo tabelë dëshmon se si “dhuratat” e vartësve të Allajbeut shndërrohen në kontrata të majme, ku kostot e mirëmbajtjes në afat të gjatë mund të tejkalojnë edhe vlerën e vetë pajisjes së dhuruar. Ky nuk është thjesht një pazar, por një mekanizëm ku “falas” bëhet barra më e shtrenjtë për taksapaguesin shqiptar.

Këto “dhurata” simbolike janë surpriza që vartësja e preferuar, Evis Sala, ia bën mjeshtrit të saj, skllavopronarit Klodian Allajbeu, për t’i mbushur xhepat, ndërkohë që popullit i kërkohet të hapë GoFundMe për të mbijetuar. Në shëndetësinë e Allajbeut dhe Salës, asgjë nuk është falas. Skllavopronari vetëm pasurohet nga të gjitha anët, ndërsa “dhurata” e radhës do të jetë thjesht një tjetër faturë e kripur që do ta paguajë qytetari i thjeshtë me taksat e tij.

/JOQ

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!