• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

24/06/2026
in Kryesore, Politikë
Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

Nuk kanë fund bëmat e ministrave të Edi Ramës. Ermal Nufi mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në shkurt, duke zëvendësuar Pirro Vengun, i cili e ktheu ministrinë në vend qokash për familjarët.

Por nuk mbeti pas as Ermal Nufi, i cili ka bërë miliona duke shëtitur nga njëri bord në tjetrin. Sipas deklaratës pasurore të dorëzuar prej tij për vitin që lamë pas, rezulton se Nufi ka marrë 7 paga shteti, 5 prej të cilave si anëtar bordi. Dy të tjerat si ministër dhe te Albpetrol.

Zëri më i lartë i të ardhurave rezulton nga projekti strategjik “Durres Yacht & Marina”, ku ministri ka deklaruar 18 mijë euro të ardhura neto vetëm për vitin 2025.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm rezulton nga kompania shtetërore e prodhimit ushtarak KAYO SH.A, ku Nufi ka deklaruar 1.289.276 lekë të ardhura neto nga pjesëmarrja në bordin drejtues.

Lista e pagesave vijon me 471.240 lekë të përfituara nga ALBPETROL, 106.250 lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51 mijë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në total, vetëm nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar përfitime që kalojnë 3.7 milionë lekë, pa përfshirë pagën e tij si drejtues në sektorin publik.

Po sipas deklaratës së pasurisë, deri më 10 korrik 2025, Nufi ka përfituar edhe 890.754 lekë neto pagë nga ALBCONTROL.

Ndërsa të ardhurat janë shtuar, deklarata tregon se ministri ka realizuar edhe investime personale. Më 9 maj 2025, ai ka blerë një automjet në pronësi të plotë me vlerë 15 mijë euro, transaksion i regjistruar me kontratë zyrtare.

Përfitimet e Nufit nga bordet:

1.      Durres Yacht & Marina: 18,000.00 EUR

2.      KAYO SH.A: 1,289,276.00 ALL

3.      ALBPETROL SHA: 471,240.00 ALL

4.      Agjencia Shtetërore e Kadastrës: 106,250.00 ALL

5.      Autoriteti Rrugor Shqiptar: 51,000.00 ALL

Prej muajsh, emri i Ermal Nufit është shoqëruar me akuza dhe denoncime publike për konflikte të mundshme interesi. Pamfleti ka raportuar më herët se vëllai i ministrit, Edmir Nufi, është aksioner në kompaninë “Maritime Logistics”, e cila operon në Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Sipas dokumenteve të publikuara më parë, kompania u pajis me të drejtën e ushtrimit të aktivitetit në port në periudhën kur Ermal Nufi po ngjitej në strukturat e larta të qeverisë. Pikërisht këtu janë ngritur dyshimet për konflikt interesi, pasi Ministria e Mbrojtjes ka nën varësi struktura që ushtrojnë kontroll dhe mbikëqyrje në zonën portuale.

Një tjetër element që ka shoqëruar debatet publike lidhet me raportimet për lidhje të afërta të familjarëve të ministrit me kompani që kanë përfituar kontrata dhe tenderë publikë gjatë viteve kur Nufi ka mbajtur poste me ndikim në administratë.

Nga marina turistike te industria ushtarake, nga sektori i naftës te infrastruktura rrugore dhe kadastra, emri i Ermal Nufit shfaqet në një listë institucionesh që i kanë siguruar të ardhura shtesë gjatë vitit 2025. Dhe pikërisht këto përfitime, të kombinuara me debatet e vjetra për konflikt interesi, pritet të rikthejnë sërish vëmendjen mbi mënyrën se si shpërndahen postet dhe pagesat në majat e administratës shtetërore. /Pamfleti

Më të lexuarat

  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!