• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

24/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Dhunues i demokracisë”/ Rama thumbon Berishën: Fute në burg politik Fatos Nanon, nuk ta kthyem revanshin

Zbardhet pasuria e familjes Rama për vitin që lamë pas. Sipas deklaratës së dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kryeministri Edi Rama ka përfituar gjatë vitit të kaluar të ardhura neto në vlerën e mbi 14.3 milionë lekëve.

Sipas deklarimit, Rama ka përfituar 3,402,084 lekë neto nga paga si kryeministër gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2025. Ndërkohë, ai ka deklaruar edhe 10,904,091 lekë neto në kategorinë “të ardhura të tjera”, pa specifikim të detajuar në ekstraktin e publikuar. Por mësohet se bëhet fjalë nga të ardhurat artistike

Po gjatë vitit 2025, kreu i qeverisë ka shtuar një llogari bankare me vlerë 349,544 lekë, për të cilën burimi i krijimit është deklaruar paga.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të deklaruara nga Rama rezulton në kategorinë “të ardhura të tjera”. Nisur nga aktiviteti i njohur publik i kryeministrit në fushën e artit dhe ekspozitave ndërkombëtare, dyshohet se këto të ardhura mund të lidhen me veprimtarinë e tij artistike, megjithatë në deklarimin e publikuar nuk jepet një specifikim zyrtar mbi origjinën e tyre.

Linda Rama shton pronat

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka deklaruar shtim vlere në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 118 metra katrorë, në pronësi të plotë të saj. Vlera e shtuar e pasurisë është 19,296,477 lekë dhe burimi i krijimit është deklaruar si “të ardhura”. Duhet theksuar se edhe në vitin 2024 Linda Rama ka investuar në prona.

Linda Rama ka raportuar gjithashtu të ardhura neto prej 6,699,149 lekësh nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia gjatë vitit 2025.

Në deklaratë evidentohet edhe pakësim i gjendjes cash me 10 mijë lekë, si dhe ulje e një llogarie bankare me 1,964,873 lekë.

Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka marrë një kredi të re bankare në vlerën 5 milionë lekë, me afat shlyerjeje 10-vjeçar, deri në maj të vitit 2035. Në fund të vitit 2025, shuma e pashlyer e kësaj kredie rezulton 4.74 milionë lekë.

Ndërkohë, për një kredi tjetër ekzistuese në euro, Linda Rama ka shlyer gjatë vitit 23,223 euro, ndërsa detyrimi i mbetur në fund të vitit rezulton 173,766 euro.

Ndryshime edhe në pasurinë e djalit

Sipas deklarimit familjar, djali i çiftit Rama ka raportuar ulje të gjendjes cash me 2,500 euro, ndërsa ka shtuar një llogari bankare me 8,297 euro, me burim të deklaruar të ardhurat.

Ai ka deklaruar gjithashtu pakësim të fondeve të investimit me 16,445 euro, ndërsa të ardhurat e tjera neto të realizuara gjatë vitit 2025 arrijnë në 1,083,258 lekë.

Të dhënat e publikuara nga ILDKPKI tregojnë se familja Rama ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme në pasuri, të ardhura dhe detyrime financiare gjatë vitit 2025, me pjesën më të madhe të të ardhurave të kryeministrit të raportuara në kategorinë “të ardhura të tjera”, për të cilat nuk jepen detaje të mëtejshme në ekstraktin e deklarimit. /Pamfleti

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të

Më të lexuarat

  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK në gjumë, kujt i përket hoteli në Qeparo?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Laureta Sulaj e Bloom skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me Xiaon e Bankers, kinezët vijojnë vjedhjet me naftën pas blerjes së SPAK-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!