• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“21 janari”/ “Egoja për pushtet, shkeli çdo ligj”, ish-drejtori i Policisë: Berisha, përgjegjësi kryesor që janë prishur provat

14/01/2025
in Politikë
“21 janari”/ “Egoja për pushtet, shkeli çdo ligj”, ish-drejtori i Policisë: Berisha, përgjegjësi kryesor që janë prishur provat

Bajram Yzeiraj ish-drejtues i Policisë tregon praktikën që është ndjekur më 21 janar 2011, kur u vranë nga Garda 4 protestuar gjatë tubimit të Partisë Socialiste.

Yzeiraj tha në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga” në Dritare Tv se Berisha është përgjegjësi kryesor që janë prishur provat.

“Për 21 janarin unë kam treguar tërë praktikën që është ndjekur, gjithë historinë e organit të drejtësisë. Për mua më 21 janar egoja për pushtet, shkeli çdo ligj, çdo normë. Në protestë vepronin dy forca sigurie, policia dhe garda.

Njëra ka përgjegjësinë e sigurisë në tubim, në mjedisin publik, tjetra ka objektin. Unë nuk e di kush ka drejtuar. Kam kërkuar në Ministrinë e Brendshme, planet për të parë kush ka vepruar, më thanë që ishin zhdukur. Dikush i ka ato pamje. Kush drejtoi, drejtori i policisë, zëvendësministri apo ministri i Brendshëm? Mënyra se si ndodhi tregon që nuk ka pasur koordinim që secili ka vepruar për hesap të vet.

Kur goditeshin efektivët me hunj nga aktivistët e PS-së, policia duhet të reagonte, nuk duhet të toleronte. Policia duhet të jetë e duruar kur fyejnë, por jo deri në piken sa të rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në këto raste duhet ndërhyrë. Policia nuk ndërhyri deri kur hodhi gazin lotsjellës, ku u dëmtua dhe vetë dhe u largua, nuk u zëvendësua me forcë tjetër.

Policia dështoi, e la territorin bosh, nuk futi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, qoftë edhe për prezencë. Duke lënë territorin, Garda kishte një presion tjetër, forcat e rrugës të çorganizuara bënin çfarë të donin me Gardën. Kështu garda u çfazua, doli nga binarët, doli nga ligji, organizimi dhe disiplina. Edhe filloi të qëllonte me armë. Trupat e gardës, kudo ku ishin qëllonin me armë. Drejtuesit ose nuk dëgjoheshin, ose vetë kishin dhënë urdhër që të qëllohej.

Rasti tjetër kur sulmohet hyrja me makinë. Ky është rasti tipik kur përdoret arma. Aty nuk u përdor arma nga Garda. Pasi u shkreh demonstrimi, nuk kishte intensitet më, nuk kishte rrezik, Garda vrau 4 qytetarë dhe shyqyr që nuk vrau më shumë se mund të kishte më shumë viktima.

Prokuroria e nxori vrasje nga pakujdesia. Nuk është vrasje nga pakujdesia. Është vrasje me dashje. Komandanti që drejtonte Gardën ishte prezent. Të terë ata që ishin prezentë kanë kryer krim. Kur vjen puna të përgjegjësia, shpërdorimi i detyrës vjen nga drejtuesit e policisë e të Gardës, e deri te titullari i Kryeministrisë i cili është deklaruar vete, duke shmangur, duke akuzuar, duke moslejuar zbatimin e urdhrave të Prokurorisë.

Një prokuror që e ndien mirë përgjegjësinë duhet t’i kishte vënë prangat që atëherë Berishës. Por ai prokuror zbatonte urdhrat e kryeministrit. Berisha është përgjegjësi kryesor që janë prishur provat.

Gjatë kohës që shërbeva si këshilltar në Ministrinë e Brendshme, gjeta një listë me emra të kuadrove të cilët ishin shpërblyer për tubimin 21 janarin, për punën e tyre. Janë shpërblyer me shumë mbi 2 milionë lekë, përfshirë drejtues të policisë dhe gardës për punën e mirë që kishin bërë se kanë mbrojtur Kryeministrinë. Vetëm një ndër drejtuesit nuk kishte pranuar duke thënë se e kishte për turp të pranonte para për një tubim ku u vranë 4 njerëz. Ai ishte Muhamet Rrumbullaku. Ky veprim tregon integritet.

Të gjithë të tjerët kishin marrë para për një tubim ku u vranë 4 njerëz. Një pjesë e mirë e tyre janë ende në shërbim në Policinë e Shtetit. Kjo për mua është skandaloze. Ajo që uroj për këtë rast është që prokuroria t’i futet me themel kësaj çështjeje meqenëse e ka marrë në dorëzim, për t’i dhënë një mësim vendimmarrjes politike dhe shtetërore. Kush vë duart në organet e drejtësisë, kush jep urdhra të kundërligjshëm të marrë atë që i takon”, thotë Yzeiraj.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!