AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

by Alb Times
15/06/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani firmosën në mënyrë dixhitale memorandumin e mirëkuptimit që synon t’i japë fund përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve, kanë dalë në dritë detaje të reja mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

Sipas informacioneve të publikuara nga Sky News, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë, Teherani ka pranuar të bëjë lëshime të rëndësishme lidhur me programin e tij bërthamor, ndërsa Uashingtoni është shprehur i gatshëm të diskutojë lehtësimin e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve iraniane të ngrira.

Megjithatë, administrata amerikane nuk ka ndërmend të reduktojë menjëherë praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme. Zyrtarët e Uashingtonit kanë bërë të ditur se forcat amerikane do të mbeten në rajon derisa të verifikohet se Irani po respekton plotësisht angazhimet e marra në memorandum.

Sipas të njëjtave burime, çdo vendim për tërheqjen e trupave amerikane do të shqyrtohet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve.

Në planin ekonomik, SHBA ka lënë të hapur mundësinë e lehtësimit gradual të sanksioneve dhe lirimit të aseteve iraniane të bllokuara. Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar këtë proces si një seri “hapash të vegjël reciprokë”, duke theksuar se çdo lëshim nga ana amerikane do të kushtëzohet nga veprime konkrete të Teheranit.

Ata kanë nënvizuar gjithashtu se nuk do të ketë marrëveshje të fshehta dhe se procesi do të karakterizohet nga transparencë e plotë.

Një rol të rëndësishëm në negociata duket se ka luajtur edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Sipas zyrtarëve të administratës, presidenti Donald Trump i kërkoi personalisht numrit dy të Shtëpisë së Bardhë të përfshihej drejtpërdrejt në bisedime, duke e kthyer procesin në një nismë të drejtuar nga nivelet më të larta të pushtetit amerikan.

Burimet amerikane zbuluan gjithashtu se Uashingtoni ka shprehur pakënaqësi ndaj rolit të Omanit, i cili deri tani kishte shërbyer si ndërmjetës tradicional mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas tyre, administrata amerikane e konsideron Muskatin të afërt me pozicionet iraniane dhe për këtë arsye ka hapur kanale të reja komunikimi përmes Pakistanit dhe Katarit.

Këto kontakte, sipas zyrtarëve, kanë ndihmuar në krijimin e linjave të drejtpërdrejta me kryetarin e Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, një nga firmëtarët e memorandumit.

Nga ana tjetër, administrata Trump vlerëson se Irani ndodhet në një pozitë më të dobët se në dekadat e fundit. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se ekonomia iraniane është nën presion të madh, ndërsa programi bërthamor i vendit është dëmtuar rëndë nga zhvillimet e fundit.

Ata argumentojnë se këto kushte kanë krijuar një moment të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.

Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendje është fakti se memorandumi nuk është nënshkruar nga lideri suprem i Iranit. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo është në përputhje me praktikën e ndjekur edhe në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, kur Ajatollah Ali Khamenei nuk ishte firmëtar i dokumentit.

Në emër të Teheranit, memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa në emër të SHBA-së firmën e vendosi presidenti Donald Trump, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes pritet të zhvillohet të premten në Zvicër, ndërsa palët po përgatiten për një raund të ri negociatash teknike që do të përcaktojnë hapat e ardhshëm për zbatimin e saj.

Pikat e dakordësuara

-Rihapja e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit për lundrimin ndërkombëtar.

-Përfundimi i bllokadës detare amerikane ndaj Iranit.

-Nisja e negociatave teknike për një marrëveshje më të gjerë dhe afatgjatë.

-Lëshime nga Irani për programin bërthamor, me Teheranin që pranon kufizime dhe angazhime të reja (detajet ende nuk janë bërë publike).

-Mundësia e zhbllokimit të fondeve iraniane të ngrira, në mënyrë graduale dhe të kushtëzuar.

-Lehtësimi progresiv i sanksioneve amerikane, në varësi të respektimit të marrëveshjes nga Irani.

-Parimi i reciprocitetit, ku çdo hap nga SHBA do të shoqërohet me një veprim përkatës nga Teherani.

-Transparencë e plotë në proces, pa marrëveshje sekrete ose anësore.

-Ruajtja e pranisë ushtarake amerikane në rajon, të paktën deri në verifikimin e zbatimit të angazhimeve iraniane.

-Armëpushimi dhe ulja e tensioneve në frontet rajonale, përfshirë Libanin, sipas interpretimeve të publikuara nga pala iraniane dhe Hezbollah.

-Periudhë negociuese prej rreth 60 ditësh, gjatë së cilës pritet të negociohet një marrëveshje përfundimtare politike, ushtarake dhe bërthamore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.