• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

15/06/2026
in Kronikë, Kryesore
“Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit të hetimit të SPAK ndaj një grupi personash të dyshuar për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe tjetërsim pronash, duke u ndalur te dosja që lidhet me vëllezërit Osmani dhe takimin e shumëdiskutuar në Aruba.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se procedimi penal është regjistruar që në vitin 2021, ndërsa sipas tij një pjesë e rëndësishme e provave lidhen me komunikimet e siguruara nga platforma e koduar SKY ECC.

“Ky si hetim ka një zanafillë shumë interesante. Ka regjistuar procedimin në 2021. Nuk di që SPAK të ketë harxhuar pesë vite kohë, por me sa duket stili që përdor SPAK, vjen dosje, gjen procedime të vjetra”, u shpreh Hoxha.

Sipas gazetarit, hetimi bazë është ndërtuar mbi aktivitetin e vëllezërve Osmani, shtetas me origjinë nga Kosova dhe me pasaporta gjermane, të njohur prej vitesh nga autoritetet ligjzbatuese europiane.

“Hetimi bazë, është pikërisht hetimi ndaj vëllezërve Osmani. Hetimi ka nisur mbi këta. Ky hetim, mos gaboj emri i operacionit “Shqiponjat e zeza”, tha ai.

Duke folur për takimin e zhvilluar në Aruba, Hoxha shpjegoi se ai u dokumentua nga autoritetet belge për shkak se vëllezërit Osmani ndodheshin nën përgjim në kuadër të hetimit ndërkombëtar.

“Prandaj takimi në Aruba, ka foto, ka të dhëna, kanë qenë në përgjim”, deklaroi gazetari.

Hoxha tregoi se ka komunikuar me biznesmenin Artur Shehu, i cili ka qenë pjesë e takimit dhe i ka dhënë shpjegime lidhur me qëllimin e mbledhjes.

“Kam takuar dy nga personat në takim, njëri prej tyre Artur Shehu. E kam takuar vitin e kaluar në Miami në SHBA, kam pasur njohje që kur ishte në Vlorë. Zoti Shehu ka thënë se ishim në takim për arsye biznesi. Vëllezërit Osmani kanë qenë të interesuar për një biznes në Vlorë, për të ndërtuar një hotel”, tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te debati që u krijua rreth inicialeve E. Rama, të përmendura në materialet hetimore.

“U tha që në Aruba është një me iniciale E. Rama, që përputhej me inicialet e Edi Ramës, por në fakt është nipi i Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Prokuroria belge nuk ka zbardhur emrin, por vetëm inicialet. Këtë shpjegim Artur Shehu ma ka bërë”, u shpreh gazetari.

Sipas Hoxhës, SPAK ka kryer një proces të gjerë verifikimi të pasurive, llogarive bankare dhe materialeve të mbledhura ndër vite, duke bashkuar disa hetime në një dosje të vetme.

“Ajo që ka bërë SPAK, verifikim të pasurive, llogarive bankare, bashkimin e dosjeve, të hetimeve. I ka grupuar në një çështje. Ka bërë ndërlidhjen, ka vendosur dy grupe”, përfundoi ai.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!