• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

100 plumba drejt familjes Kurtaj, terrorizohen banorët në Malësinë e Madhe. Si nisi sulmi

02/02/2025
in Kronikë
Sarandë, 65-vjeçari vritet në oborrin e banesës me shishe qelqi! Arrestohet autori i dehur

Afro 100 plumba kanë terrorizuar banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe mbrëmjen e kaluar. Tre shtetas të familjes Kurtaj nga fshati Linaj në Malësinë e Madhe u bënë pjesë e këtij sulmi me armë zjarri ndaj tyre. Dy persona të maskuar dhe me motor kanë qëlluar në drejtim të një automjeti ku ndodheshin Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj.

Sipas dëshmisë të këtyre tre personave gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Dy personat e maskuar që po shkonin drejt një zone malore me motor papritur kanë qëlluar me armë zjarri shotgan kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë.

Pas disa orësh, gjatë pasdites pas orës 18:00 dy shtetasit me motor janë kthyer dhe tre personat e familjes Kurtaj të cilët po i prisnin nëse do ktheheshin kanë njohur motorin. Në atë moment kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë por këta dy shtetas ende të paidentifikuar kanë vijuar rrugën.

Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Një ndjekje që ka zgjatur rreth 10 minuta e shoqëruar me të shtëna dhe afro 100 plumba. Dy autorët qëlluan në tokë me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre dhe jo në drejtim të automjetit.

Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor, gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty.

Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur.

Tre shtetasit e familjes Kurtaj kanë dhënë dëshminë e tyre në komisariatin e policisë Malësi e Madhe duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë shtetasit që qëlluan fillimisht kamerat e sigurisë tek banesa në Linaj dhe më pas në drejtim të tyre gjatë ndjekjes me makinë.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve që qëlluan me armë zjarri duke terrorizuar banorët të cilët kanë dëgjuar të shtënat.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!